Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Duket se pishinat nuk do të shpëtojnë lehtë nga një jetesë tjetër e përkohshme, tashmë jo nga Kosovarët por nga qytetar Tiranas. Menjëherë pas largmit të kosovarëve të nxjerrë forcërisht nga serbët nga trojet e tyre, tashmë janë strehuar të tjerë të nxjerrë forcërisht nga banesa, të cilat janë 5 çadra të liruara nga kosovarët dhe strehojnë 6 familjet nga Baldushku.

Një javë më parë këto familje janë zhvendosur aty. Çdogjë e ngritur me mund është shkatërruar brenda pak orëve. 27 anëtarë të kësaj familje janë shpërndarë nëpër të afërmit e tyre. Për kushtet dhe çdogjë tjetër trgojnë vetë të shpërngulurit. 

Gruaja nga Baldushku:- “Isha në pazar bashkë me burrin, kur shkova në orën 8 të darkës në shtëpi, shtëpinë ma kishin shkatërruar krejt. Fëmijën e vogël 1-vjeçar ma kishin marrë nag gjumi e kishin nxjerr jashtë.

Burri nga Baldushku:- “Na është premtuar një dhjetë milionsh, por ka dy javë që nuk kemi marrë gjë. Për interesat e Amerikës që ne na u shemb shtëpia, kjo dyhet të ishte marrë edhe parasysh gjendja jonë ku do shkojnë fëmijët tanë”.

Si përgjigje e tyre duke arsyetuar nga ana ligjore kryetari i bashkisë përgjigjet.

Albert Brojka, Kryetar i Bashkisë Tiranë:- “Bashkia e Tiranës për ti ndihmuar këto familje, që ju shëmbën shtëpitë e tyre pasi ishin brenda territorit të Ambasadës Amerikane, kërkoj që ti jepej një strehim provizor kërkuam pranë atyre kioskave të vogla që ka sjellë qeveria greke, po nuk na la Ministria e Mbrojtjes, kështu që u detyruam ti pajisnim më çadra aty ku kanë ndejtue të ardhurit nga Kosova përkohësish. Ka ardhur një fond nga qeveria që s’është bërë akoma efektiv prej 4 milion lekësh të reja, që do tu jepet pikërisht këtyre 4 shpiave, të cilat janë prishur tashmë dhe të kenë mundësi ta ndërtojnë në një vend tjetër. Shtëpiat ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe është vepruar në përputhje me ligjin”.

12 orë mjaftuan për zhvendosjen e tyre por këta njerëz nuk dinë ende se sa kohë se sa kohë do të qëndrojnë këtu pa një shtëpi të tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti