Ylli i R&B The Weeknd, ka fituar tre çmime në American Music Awards, me fytyrën e tij të mbuluar me fashë.

Ylli kanadez, i cili u emërua artisti më i mirë për shpirtin, nuk bëri asnjë koment mbi pamjen e tij të pazakontë, gjë që nxiti shqetësim te shikuesit.

Sidoqoftë, fytyra e tij “e përgjakur” dhe fashot, ishin pjesë e një mesazhi kundër “ngasjes së makinës në gjendje të dehur”, gjë që ai e ka promovuar edhe në këngën e tij më të re.

Këngëtari më parë kishte shpejguar se hiti i tij Blinding Lights ka të bëjë me “ngasjen e makinës natën në gjendje të dehur dhe verbimin nga dritat e rrugës”, duke dhënë mesazh për pasojat që një gjendje e tillë mund të shkaktojë.

The Weeknd është shprehur më fjalët: “Unë nuk dua të promovoj kurrë ngasjen në gjendje të dehur, por kjo është ajo çfarë nënvizon errësira.“/tvklan.al