Industria e fasonëve rrezikon falimentin për shkak të dobësimit të monedhës Euro dhe mosrimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të asamblesë, shoqata e prodhuesve të veshjeve dhe këpucëve kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga ana e Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Por fasonët thanë se ka që në muajt e parë të këtij viti që është bllokuar edhe rimbursimi i TVSH-së, çka ka sjellë vështirësi në likuiditetin e kompanive.

Dobësimi i monedhës Euro me 9% gjatë këtij viti ka bërë që norma e fitimit prej 15% që kanë këto kompani të përgjysmohet, prandaj firmat që punojnë me material porositës kërkojnë lehtësi fiskale: dividend 0 dhe tatim-fitim 5%.

Euro ka vijuar dobësimin edhe këtë të mërkurë, duke arritur në nivelin 122.69 Lekë. Banka qendrore nuk e ka ndërprerë ende planin e saj të ndërhyrjes, vetëm gajtë këtij viti ajo ka blerë në treg 400 milionë Euro.

Tv Klan