Në programin “Historia ime”, në Tv Klan ditën e sotme ishte Pëllumb Kurti nga Elbasani. Ai kohë më parë erdhi në emision për të përmbushur amanetin e bashkëshortes së tij. Pëllumbi kërkoi ndihmë për kunatin e tij, Flamur Alushin, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta.

Por duket se fatkeqësitë nuk kanë fund për këtë familje, pasi mbesa e tij 4- vjeçare është djegur me ujë të nxehtë. Sipas tij 50 % e trupit të saj është djegur dhe vogëlushja ka nevojë për ilaçe, të cilat kushtojnë. Familja është në gjendje të vështirë ekonomike dhe prandaj Pëllumbi i është drejtuar programit për ndihmë.

Mirela Milori: Pëllumb unë shpresova që të ndihmonim familjen e Flamurit dhe gjërat të ishin më të qeta për ty, por të ndodh një incident me mbesën. Më thuaj çfarë ndodhi?

Pëllumb Kurti: Atë ditë isha në Elbasan, pata punët e mia personle. Më vjen një telefonatë nga kunata. Alo jam Lavdia tha. Urdhëro i thashë. Është djegur goca e Skënderit. Me çfarë? Me ujë të nxehtë. Po ku u dogj-i thashë. U dogj tek shtëpia jote, tek korridori. Aty kishte qenë vajza ime. Vajza kishte vënë një tenxhere me ujë tek bombla, i rrëshqet këmba, edhe bie aty afër bomblës, lëviz bombla dhe i bie tenxherja. Është djegur jashtë mase.

Mirela Milori: Fëmija është djegur në 50 % të trupit. Vogëlushja aktualisht është në spital?

Pëllumb Kurti: Po!

Mirela Milori: I dhanë ndonjë ndihmë të parë në shtëpi?

Pëllumb Kurti: Në shtëpi i kishin hedhur vetëm ujë të ftohtë me bidon. E marr fëmijën e fut brenda. I ati thoshte nuk duroj dot.

Mirela Milori: Vajza qante?

Pëllumb Kurti:  Vajza qante jashtë mase! Erdhi doktoresha dhe tha do ta nisim në Tiranë.

Mirela Milori: Çfarë pjesësh ka të djegura fëmija? Çfarë thonë mjekët?

Pëllumb Kurti: Kur e sollëm atë ditë na thanë është djegur 35%, mjeku që ishte me shërbim. Kur vjen doktoresha të nesërmen, e pa dhe vjen më takon mua dhe tha: Vajza është djegur 50 % të trupit. 50% ka trupin e vet, pjesa tjetër është shumë keq, do shumë kohë të shërohet. Ilaçet kushtojnë shumë shtrenjtë- tha doktoresha.

Mirela Milori: Ti ke dalë ke bërë apel për ilaçe, për paisje për vajzën.  Çfarë gjendje familjare ka vajza, kush punon në shtëpinë e saj?

Pëllumb Kurti: I ati është pa punë, jeton më një ndihmë sociale 48 mijë lekë. Është me një dhomë me gjithë gruan dhe dy fëmijët, ka dhe një djalë të vogël./tvklan.al