Kryeministri Fatos Nano flet për ndryshimet në qeveri. Partia Socialiste si dhe mbledhja e Grupit Parlamentar  ka marrë mbështetjen e grupit socialist për ndryshimet në qeveri. Nano shprehet se Partia Socialiste në qeveri nuk ka identifikuar nevojën për zëvëndësimin e asnjë anëtari kabineti dhe me debatet e nisura në Partinë Socialiste dhe me forca të tjera të koalicionit në pushtet, ata do të mbeten gjithnjë të hapur nëse kjo nevojë do të gjykohet e dobishme. Ndërsa Sekretari Organizativ Petro Koçi për këto ndryshime u shpreh :

“Kjo do të pasohet me ndryshime të tjera si pasojë e vendimeve që mund të marrin strukturat e qeverisjes. Përsa i përket ndryshimeve në Dogana e Tatime unë jam i bindur që këto nuk kanë arsye politike por arsye konkrete që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e tyre në administrimin e punës që drejtojnë si në rastin e Drejtorit të Doganave  Gëzim Bleta.”

Pamje Kryeministri Fatos Nano. Partia Socialiste mbledhja e grupit parlamentar Fatos Nano, Pandeli Majko, Kastriot Islami, Ylli Bufi, Namik Dokle, Musa Ulqini ,Ermelinda Meksi, Petro Koçi./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame