Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Intervistë me kryetarin e Partisë Socialiste zotin Fatos Nano, urimi për Vitin e Ri dhe perspektivat për vitin 2001.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Besoj se mund ta ndajë me shqiptarët këtë shpresë dhe këtë besim, që do të jetë një vit ritmesh më të larta zhvillimi, normaliteti, sipërmarrje, gëzimi dhe rezultatesh. Meqenëse do të jetë edhe një vit elektoral, nuk besoj se zgjedhjet do të ndërpresin punën apo zhvillimin e Shqipërisë”.

Gazetarja:- Çfarë prisni personalisht nga ky vit?

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Pres të vazhdojë të korr frytet e investimeve politike të PS dhe të miat, bashkë me zotin Meta dhe qeverinë e tij, bashkë me mazhorancën parlamentare gjithashtu dhe natyrisht bashkë me opozitën, për të përpunuar pa humbur më kohë strategji kombëtare, zhvillimi dhe integrimin në BE”.

Gazetarja:- Ku do e kaloni sot natën e Vitit të Ri?

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Me dy gjysmat, njëra më e mirë se tjetra, pra gjysmën në familje dhe pastaj me familjen e madhe gëzimi që na bashkon në lokale në mjedise publike”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego