Fatos Nano nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kreu i Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes së sotme, Nano është shprehur se nuk ka as miq e as armiq por partnerë dhe kundërshtarë. Gjithshtu para gazetarëve ai ka thënë :

“Votimi është i vazhdueshëm dhe për këtë unë vazhdoj të mbetem i përgjegjshëm përderisa ushtroj detyrat e mia me mandatin dhe me autoritetin që asnjëherë nuk më është mohuar nga zgjedhësit Shqiptarë. Çdo zë tjetër duhet të ballafaqohet me votuesit shqiptarë dhe ata socialistë duke përfshirë dhe forumet socialiste dhe jo vetëm me median.”

Çështjen e largimit të tij nga Partia Socialiste, Nano e lidhi me rezultatet e votuesve të forumeve të larta të socialistëve në Kongres. I pyetur për dialogun me Partinë Demokratike Nano përsëriti ftesën që kjo forcë politike dhe elektorati i saj të votojë pro projekt Kushtetutës në referendum.

Pamje nga një mbledhje e Partisë Socialiste./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame