“Fenomeni i rrallë natyror”

“Fenomeni i rrallë natyror”

20:14 24/08/2019

Ishte nisur për në garazh kur dëgjoi një zhurmë të pazakontë. Uli kokën dhe zbuloi se zhurma vinte nga të pasmet e tij… Bëhej fjalë për një tufë më bletë të cilat vendosën të ndiqnin mbretëreshën e tyre, kur kjo e fundit ndaloi tek i riu.

25-vjeçari Velelhu kishte qenë duke udhëtuar me makinë nëpër Nagaland, në verilindje të Indisë, kur insektet vendosën të ulën në këtë pjesë të pazakontë të trupit të tij.

Në pamjet e pazakonta të filmuara më 20 Gusht, mund të shihet tufa me bletë që qëndron e ngjitur pas xhinseve të të riut.

Ai përkulet në tentativë për t’i larguar, por misioni duket i pamundur. Pasagjeri që ndodhej me të, i cili filmoi edhe këto pamje tha: “Ishim duke shkuar në garazh kur mbretëresha e tyre na u drejtua dhe u ul tek të pasmet e Velelhu. Shumë shpejt me dhjetëra bletë të tjera e ndoqën nga pas. Pas shumë përpjekjesh ai arriti të kapte mbretëreshën, të cilën e vendosi në një enë dhe pjesa tjetër e ndoqi”.

Pasi u çlirua prej tyre Velelhu u fut në makinë, në rast se bletët do të ktheheshin mbrapsht.

E pas gjithë këtij episodi, pasagjeri me humor tha: “Ishim me fat që kapëm këtë fenomen të rrallë natyror”./tvklan.al

Të ngjashme
UKT