Është momenti i trofeve, në një javë të jashtëzakonshme në Supersport.

Kontinenti në ethet e Europa Leage. Këtë të mërkurë në Dublin, Atalanta e Gjimshitit dhe Bayer Leverkusen i Xhakës përplasen në finalen e madhe për trofeun e ëndërruar.

Të enjten, Ernest Muçi pasi udhëhoqi Besiktasin e tij drejt finales së Kupës kërkon trofeun dhe dominimin e Stambollit përballë Trabzonspor.

Të shtunën trofeu më i vjetër FA Cup, njeh fituesin. Në mitikun Ëembley, luhet Manchester City kundër United, nën ritmin dhe spektaklin unik të futbollit anglez.

25 Maji sjell dhe rivalitetin e jashtëzakonshëm: Celtic kundër Rangers përballen në finalen e Kupës së Skocisë.

Kërkon Kapakun e Artë të një sezoni përrallor dhe Bayer Leverkusen, që zbret sërish në fushë kundër Kaizerslautern për Kupën e Gjermanisë.

Në Francë është momenti i klasikes. Lyon kundër Paris Saint-Germain mbyllin llogaritë e sezonit në finalen e Kupës.

Sa shumë finale, sa shumë emocione, nga Bosfori në Wembley e Berlin, me kampionët që kurorëzohen vetëm në Digitalb/Supersport.

Tv Klan