Lushnja ka një banor të ri të veçantë. Ai është trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho. Tekniku, ashtu si edhe ndihmësit e tij kanë aplikuar për pasaportë shqiptare. Më pas, në ambientet e Shtëpisë Muze të ‘Kongresi të Lushnjës’ në prani të ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe kryebashkiakes Eriselda Sefa u betua si qytetari më i ri.

“Është një nder për mua dhe të gjithë stafin, diçka spektakolare. Është diçka spektakolkare, e veçantë! Tani jam një qytetar i Lushnjës, i Shqipërisë. Është një pëgjegjësi e madhe. Falënderoj të gjithë njerëzit, Federatën, vendin. Jemi krenarë që jemi qytetarë shqiptarë. Po, tani ndihem pak më shumë shqiptar! Kemi një sfidë të rëndësishme përpara. Duhet të punojmë më shumë, por kemi një skuadër të mirë.”

Moment i veçantë edhe për minsitrin e Brendshëm Balla.

Trajneri kuqezi do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti. Edhe dy ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva janë regjistruar në këtë qytet, ndërsa aplikuan për pasaportë shqiptare. Kuqezinjtë do të drejtohen në finalet e kampionatit europian nga një trajner nga Shqipëria. Kompeticioni më i rëndësishëm i kontinentit për kombëtare do të transmetohet ekskluzivisht në televizionin Klan.

Klan News