Përbërësit:

300 gr domate

200 gr bamje

200 gr gjizë

2 vezë

1 baugette

Hudhër

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim mbi sobë një tenxhere me ujë që të vlojë. Fusim në të për disa sekonda domatet dhe më pas iu heqim lëkurat.

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim disa thelpinj hudhër, shtojmë bamjet e prera dhe pasi të skuqen për pak shtojmë domatet e prera në kubikë. Pasi të skuqen për pak shtojmë ujë dhe më pas gjizën. I përziejmë mirë të gjithë ingredientët dhe i fusim në tava balte. Mbi to vendosim nga një kokërr vezë dhe i fusim në furrë për disa minuta.

Presim në feta të holla bukën, e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri,  i fusim në furrë që të theken dhe janë gati./tvklan.al