Festivali i flimit në Venecia

Cuaron, Audiard e Lanthimos pretendentë për "Luanin e Artë"

Edicioni i 75 i Festivalit të Venecias solli shumë kualitet këtë vit dhe janë shumë filma që mund të aspirojnë “Luanin e Artë”. Por nga të gjithë bie në sy filmi  “Roma” i meksikanit Alfonso Cuaron, regjisor i Gravity, i cili ka marrë kritika pozitive nga shumica. Roma tregon nje histori intime personale.

Në garë të fortë për “Luanin e Artë” apo për çmimin e jurisë është edhe “The Favourite” me regji të Yorgos Lanthimos. Por shanse për çmim kanë edhe protagonistët e filmit si Emma Stone, Olivia Colman e Rachel Weisz.

“The Sisters Brothers” i regjisorit Jacques Audiard dhe “Double vies” i Olivier Assayas, janë gjithashtu pretendentë të fortë në garën për “Luanin e Artë”.

Tv Klan

Kategori
KulturëTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*