Dita e mërkurë e lënë si afati i fundit për dorëzimin e këngëve që nga mbledhja e ditës së dielë, ka pritur këngëtarët deri në orët e fundit të pasdites së ditës së sotme. Festivali i sivjetëm në ndryshim nga vitet e tjera ka lënë jashtë konkurimit emra të njohur kompozitorësh dhe këngëtarësh. Ajo që nuk ka ndryshuar është numri i pranimit të këngëve.

Festivalit të sivjetshëm i mungojnë fituesi i dy çmimeve të para Valentin Veizi, Avni e Osman Mula, Gazmend Mullai, Ferdinand Deda dhe këngëtarët Gjoka, Gjebrea, Diko, Makashi e mjaft emra të njohur të muzikës shqiptare. Deri pasditen e ditës së sotme duhet të paraqiten 28 këngë pasi këngëtarët nga diaspora kanë afat deri ditën e dielë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti