Festivali i Resë sërish në Tiranë – TV KLAN

Festivali i Resë sërish në Tiranë

214 artistë sjellin punimet në kryeqytetin shqiptar

Festivali i Resë rikthehet për të tretin vit në Tiranë. Për 15 ditë me radhë, 214 artistë nga 18 shtete të botës, do t’i dhurojnë publikut kryeqytetas performanca të ndryshme artistike.

Nisjen e festivalit e përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, teksa tha se ky cili tha se ky festival ia ka dalë që të bëjë një ndërthurje të asaj që është Tirana sot. Tirana kthehet në kryeqendrën e artit modern.

“18 herë, në të 18 gjuhët tuaja, ju falenderoj që keni pranuar të jeni pjesë e këtij gërsheti dhe jam mirënjohës sepse ‘Reja’ u kthye nga një tufë shufrash hekuri, në një institucion. Stresohemi e dramatizojmë kot, shumë zhurmë për asgjë, ndërkohë që harrojmë se ka kaq shumë arsye për të qenë të gëzuar dhe për të qenë bashkë. Deri në datën 30, do ketë gjithmonë diçka te Reja“, tha kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Përgjatë festivalit, artistët më të mirë vendas dhe të huaj do të sjellin performanca të artit bashkëkohor, si dhe trajnime e leksione në universitete për menaxhim të karrierës artistike.

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione