Festohet 80- vjetori i lindjes së Profesor Myzafer Xhaxhiu (21 maj 2001)



Festohet 80- vjetori i lindjes së Profesor Myzafer Xhaxhiu (21 maj 2001)

14:27 21/05/2001

80-vjetori i lindjes së Profesor Muzafer Xhaxhiut ka mbledhur në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar miq, pedagogë, studentë dhe admirues të kësaj figure në fushën e letërsisë, poezisë dhe kritikës letrare. Jeta e Profesor Xhaxhiut është e lidhur pazgjidhshmërisht me 40 vitet që ai punoi si pedagog pranë Fakultetit të Filologjisë pranë katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë.

Ai është ndër të parët autorë që ka shkruar në revistën “Bleta” të dalë përpara Çlirimit. Në kontributin e tij në gjuhësi dhe letërsi mund të përmenden me dhjetërsa dispensa të letërsisë dhe gjuhës ku spikasin konstributi në letërsinë greko-romake si dhe poezitë “Kënga e Mjelmës” dhe “Ujërat e Pranverës”.

Për vlerat e rralla të Profesor Xhaxhiut ai ka marrë titullin “Naim Frashëri i Klasit të Parë” dhe sot me rasin e 80-vjetorit të tij ai iu dha titulli “Mjeshtër i Madh i Punës” i akorduar nga Presidenti Mejdani./tvklan.al







Të ngjashme