Fidel Ylli: Kundërshtari i vuri emrin tim djalit të tij


Fidel Ylli: Kundërshtari i vuri emrin tim djalit të tij

19:23 26/11/2022

Fidel Ylli, kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, i ftuar në panelin e “Rudina” në Tv Klan në një bisedë për sportin, tregoi për fillimet e tij si mundës. Periudha kur ai ushtronte sportin nuk ishte ndër më të lehtat derisa më vonë u pezullua për 3 breza, por i mjaftoi për të krijuar kujtime të bukura. Një prej tyre është i paharrueshëm dhe unik.

Fidel Ylli: Kam pasur një kundërshtar për shembull, Artur Kreka, ka ndërruar jetë. Në vitin ’84 ndeshesha në Shkodër me të, si gladiatorë në tapet. Kur dolëm jashtë, fitova unë atë ndeshjen, më thotë ”Fidel, unë kam nusen shtatzënë, do më lejosh t’i vë emrin djalit Fidel?” dhe ai i ka vënë për nderin tim, që ishte kundërshtari im më i fortë, i ka vënë emrin Fidel Kreka sot.

Rudina Magjistari: Edhe ti e ke emrin në nder të dikujt tjetër apo s’ka pasur lidhje me atë, thjesht emër i bukur?

Fidel Ylli: Vjen nga frëngjishtja.

Rudina Magjistari: Jo me Kastron?

Fidel Ylli: Nga frëngjishtja do të thotë besnik./tvklan.al









Të ngjashme