Për ditëlindjen e saj, këngëtarja Fifi realizoi një intervistë ndryshe për programin “E Diela Shqiptare”.

Drejtuesi Ardit Gjebrea, përveç surprizave që kishte rezervuar për të në këtë ditë të veçantë, gjithashtu zbuloi dhe shumë gjëra interesante dhe të pathëna më parë, nga intervista e zhvilluar me të në qiell të hapur.

Ardit Gjebrea: Si e kishe menduar ditëlindjen tënde sot?

Fifi: Në fakt e kisha menduar krejt ndryshe dhe kur u bë kjo puna e karantinimit dhe gjëra u ndjeva shumë keq, madje mbrëmë e kam patur një mbrëmje jo të këndshme emocionalisht, se e kisha pak të vështirë që ta pranoja që isha vetë në shtëpi. Nuk e di, s’mund të flas më shumë.

Ardit Gjebrea: Cili ka qenë mesazhi i parë që ke marrë mbrëmë në 12 e 1 sekondë?

Fifi: Në 12 fiks më ka ardhur mesazhi i parë prej babit, një mesazh që realisht kam qarë shumë, i dyti ka qenë i mamit, pastaj ka qenë një nga fanset e mia që mi ka mbushur dhe ajo sytë me lot. Por mesazhi i babit është më i bukuri që kam marrë në jetë.

Ardit Gjebrea: Nga kush nuk pret të marrësh mesazh?

Fifi: Nuk e di! Nuk është që e kam menduar këtë pyetje ndonjëherë. S’kam si ta mendoj!

Ardit Gjebrea: Nëse do të kërkoja që historinë e jetës tënde të ma thuash me 4 fjalë, cilat do ishin ato?

Fifi: E dashuruar, përjetësisht, në jetë, në muzikë. /tvklan.al