2 merlucë të mëdhenj
3 – 4 patate
1 spec
10 domate të vogla (pomodorini)
Vinchef (verë)
Bukë e thatë
Majdanoz
1-2 thelbinj hudhër
Vaj ulliri
Sale
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë peshkun duke e zhveshur nga të gjitha halat.
Qërojmë patatet dhe i presim me kuba të vegjël dhe i zijmë.
Lajmë specin dhe e presim me shirita të shkurtër, ndërsa domatet i presim në mes.
Grijmë bukën, sasia varet në bazë të madhësisë së merlucit, e vendosim në një tas, shtojmë majdanozin e grirë, hudhrat, gjithashtu të prera, si dhe pak vaj ulliri.
Marrim një tigan, e mbulojmë me letër për pjekje dhe mbi letrën hedhim pak vaj ulliri dhe pak verë.
Më pas vendosim merlucin të cilin e mbulojmë me bukën e grirë dhe salcën e përgatitur.
Shtojmë gjithashtu patatet, domatet dhe specat.
E spëkasim të gjithë këtë masë me vaj ulliri dhe e vendosim në furrë me 180 gradë për 20-30 minuta.
tvklan.al/e.k