Muaji prill do të ketë ngjarje shumë të rëndësishme planetare. Në parashikimin e yjeve për këtë muaj në “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu shpjegon se do të jemi nën ndikimin e fuqishëm të eklipseve dhe Mërkurit në prapavijë.

Më të ndikuara do të jenë 4 shenjat kardinale të zodiakut. Pritet që të ketë rikthime të dashurive të vjetra, por duhet treguar kujdes me vendimmarrjen. Astrologia shton se prilli është një muaj me data të rëndësishme të cilat i zbulon gjatë parashikimit të saj.

Meri Shehu: Jemi përballë një eklipsi diellor shumë të fortë dhe një Mërkuri të kundërt që ndodh midis dy eklipseve. Kishim eklipsin hënor në datën 25 mars shumë të fortë dhe Mërkuri i kundërt kthehet gjithmonë kur kemi dy eklipse shumë të forta. Kemi nje eklips diellor në datën 8 prill në shenjën e Dashit dhe do shohim çfarë do na bëjë. Jemi në muajin e dytë të pranverës. Muaji prill është edhe muaji i luleve,i fillimeve. Kur kemi një eklips diellor në një shenjë që ka të bëjë me fillimet, në shumë vende njëherë do ndihet sepse dita do bëhet natë, do zihet dielli fare, është nga ato eklipse që errësohet njëherë dhe pastaj rilind nga fillimi. 4 shenjat Dash, Peshore, Bricjap dhe Gaforre do kenë një etapë mbarimi të disa situatave të rëndësishme në jetën e tyre dhe pasi mbaron një cikël, fillon një cikël tjetër.

Ndërkohë fillon Mërkuri i kundërt midis datës 25 që kishim eklipsin hënor dhe datës 8 prill, në datën 3 Mërkuri kthehet i kundërt, por në dy ditët e para të prillit është në një pozicion të palëvizshëm. Një Mërkur i kundërt midis këtyre dy eklipseve dhe në shenjën e zjarrit në Dash tregon që nuk mund të bëjmë fillime të reja aq lehtësisht. Mund të sjellë probleme në udhëtime, komunikime dhe çështje elektronike, ndërhyrje në të dhëna, vjedhje elektronike. Duhet të bazohemi shumë te emocionet pasi komunikimi dhe rrjedhja logjike e ngjarjeve ndoshta nuk do të na çojnë atje ku duhet. Ka edhe një të mirë për ata që duan t’u rikthehen njerëz nga e kaluara ose zjarret, pasionet e së kaluarës në dashuri sepse ndodh që me Mërkur të kundërt ata që kanë pasur lidhje, flirte të rëndësishme i kanë humbur për arsye të ndryshme,  mund të kenë një tendencë rikthimi të këtyre por gjithmonë do mbartë një stres rikthimi i këtyre pasioneve, ish të dashurve dhe kujdes, nuk duhen vendimmarje.

Ky muaj ka shumë data të rëndësishme, e para është data 3 që Mërkuri  kthehet dhe bëhet i kundërt në shenjën e Dashit dhe çdo fillim e iniciativë duhet parë me kujdes se zakonisht Dashi është shenjë e fillimeve e iniciativave. Në datën 25 kemi një hënë të plotë në Akrep që do quhet hëna e plotë rozë. Kjo do ketë të bëjë me emocionet dhe situata shumë të rëndësishme. Data 8 që është eklipsi që është shumë i rëndësishëm. Hyn edhe Afërdita në Dash pas datës 5 që është një ngjarje e rëndësishme. Në fund të muajit hyn edhe Afërdita në Dem pas datës 29 kështu që nuk na jep ndonjë ndikim të madh gjatë këtij muaji./tvklan.al