Për aktorin aktorin Ibrahim Çelikkol, i cili luan rolin e Mertit në serialin “Dyshja Fantastike”, ka nisur numërimi mbrapsht.

37-vjeçari, i cili në vitin 2017 u martua me arkitekten Mihre Mutlu, pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së parë, të cilin do ta quajnë Ali.

Aktualisht çifti është me pushime në plazhet e Akyaka në Turqi dhe Çelikkol po kujdeset të mos e kalojë asnjë minutë larg bashkëshortes.

Çelikkol ka shpërndarë me ndjekësit edhe një foto ku shfaqet me bashkëshorten, por duke mos lënë pas dore të shënojë edhe “+1”, referencë për të birin që s’ka ardhur akoma në jetë./tvklan.al