Villareal shkruan historinë, për herë të parë afër një trofeu europian

Villareal prish dominimin e Premier League në dy finalet e turneve Europiane dhe shkruan historinë. Ndryshe nga finalja e Ligës së Kampionëve, akti i fundit i Europa League është një finale angleze-spanjolle, pasi më 26 Maj në Gdansk të Polonisë do sfidojnë njëra-tjetër Manchester United dhe Villareal për të fituar trofeun e Europa League.

Villareal barazoi 0-0 në takimin e dytë kundër Arsenalit dhe kalojnë më tej pas fitores në aktin e parë 2-1. Nëndetësja e verdhë mbrojti me fanatizëm triumfin e një jave më parë, duke eliminuar Arsenalin që nuk arriti të bënte përmbysjen e madhe.


Nga ana tjetër, Villareal bëri llogaritë mirë për tu kualifikuar për herë të parë në finalen e një turneu Europian. Në takimin tjetër, Manchester United pësoi disfatë 3-2 nga Roma në “Olimpico”, gjithsesi fitorja 6-2 në sfidën e parë i shërbeu për të prerë biletën për në finalen e Polonisë.

Edinson Cavani ishte autori i të dy golave për “djajtë e kuq”, me uruguajanin që nuk njeh moshë, duke vijuar të bëj diferencën. Ndërkaq, Roma nuk mundi të ruajtë dinjitetin italian, pasi golat e Dzeko, Cristante dhe autogoli i Tejes shërbyen vetëm për statistikë.

Klan News