Iga Swiatek ka siguruar biletën për në finalen e US Open. Numri 1 i Botës bëri mrekullinë ndaj Aryna Sabalenka, duke përmbysur 2-1 me sete dhe arritur në raundin e fundit të turneun për herë të parë në karrierë. Pas një nisje jo shumë të mirë të duelit, polakja rriti nivelin e lojës, për të fituar 6-1, 6-4 në setet dy dhe tre. Dy herë fituesja e French Open është e para polake që arrin në finalen e US Open, ku do të përballet me tunizianen Jabër.

28-vjeçarja fitoi 2-0 me sete, ndaj Caroline Garcia, me shifrat 6-1, 6-3 për të arritur në finalen e saj të dytë Grand Slam të vitit. Jabër prishi serinë e fitoreve të francezët për të qenë në finalen e US Open, trofe që nuk e ka fituar asnjëherë më parë në karrierë. Në duelet e mëparshme, Swiatek e Jabër janë përballur 4 herë, duke koleksionuar nga 2 fitore.

Klan News