Ka nisur tashmë finalja e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania”  në Tv Klan. Tre finalistet Adelina Tahiri, Cindy Marina dhe Melisa Lleshi ndodhen nën ethet e garës, e cila tashmë është në kulmin e saj. Secila prej tyre ka arsyen e saj pse mendon që duhet të marrë në shtëpi trofeun e fitueses.

Cindy Marina: Ndihem shumë e emocionuar. 15 javë në “Dance Albania” më duket sikur kanë ikur shumë shpejt dhe nuk më besohet që jemi sot në finale. Mendoj që sot jemi 3 fituese sepse jemi 3 vajza në finale këtu, dhe realisht ju uroj të gjithëve suksese sonte dhe të fitojë më e mira.  Shpresoj që jam unë, pse jo, të gjithë kemi punuar shumë. Dua të falënderoj partnerin tim Dionin për të gjithë punën e palodhur, besimin dhe emocionet që më ke dhuruar dhe gjithë publikun sepse mbështetja juaj ka qenë e pabesueshme dhe ma keni bërë zemrën mal. Faleminderit shumë nga zemra!

Melisa Lleshi: Unë nuk e prisja fare njëherë, që në fillim e kam shijuar dhe nuk kam ndenjur me atë idenë të iki deri në gjysmëfinale, finale etj, jam shumë e lumtur që jam deri këtu. Jam shumë falënderuese ndaj zyshës që nuk hoqi kurrë dorë nga unë, zysh Enada, Erindi që është stërmunduar, produksionit dhe gjithë njerëzve që kanë ardhur të më mbështesin dhe më mbështesin çdo ditë.

Adelina Tahiri: Për mua ka qenë një eksperiencë ndryshe sepse pas shumë vitesh u ktheva në skenë dhe e theva skenën.  Kam dhënë shumë si nga ejta, si nga skena, si nga mundi. Falënderoj gjithë ju që jeni këtu, që keni dhënë maksimumin për neve, fjalët më të mira, më motivuese. Alketa ke zbukuruar këtë spektakël si çdo spektakël. Faleminderit Filippo-s, faleminderit familjes sime, faleminderit të gjithë juve!

Dance Albania/ Klaudia Pepa: Cindy, personazhi i veçantë i 7 edicioneve

Cindy dhe partneri i saj i kërcimit Dion është një nga tre finalistet e Dance Albania në Tv Klan, në këtë sezon të 7-të.

Anëtarja e juristë, balerina Klaudia Pepa, e ka vlerësuar Cindyn si një nga personazhet më të veçanta të Dance Albania ndër vite.

Nuk kanë munguar vlerësimet as nga anëtarët e tjerë të jurisë Ilir Shaqiri dhe Ermal Mamaqi.

Dion: Është bërë një punë shumë e bukur, shumë e mirë, jam shumë i lumtur që Cindy ka prekur finalen. Kemi bërë gjëra që unë ndër vite si profesionistë nuk i kam bërë, por kemi punuar fort. Merita pafund Cindyt.

Ermal Mamaqi: Mendoj që Cindy ka përfituar një profesin tjetër nëse do quyhej ëkshtu.

Klaudia: 7 edicione të Dance, në të gjithë këto edicione që kanë kaluar shumë personazhe unë do thoja që Cindy është shumë e veçantë.

Ilir Shaqiri: Ka një elegancë kjo vajzë dhe mendoj që ky çift do kërcente në çdo skenë të një teatri sepse dhurojnë emocion të veçantë.

Cindy: Vlerësimi që kam marrë gjithë këto javë për mua vlejnë shumë.

“Nuk doja ta shikoja me sy”, Adelina Tahiri rrëfen pse mërzitej me partnerin e saj të vallëzimit

Adelina Tahiri është një nga tre konkurrentet finaliste të  “Dance Albania” në Tv klan. Ajo numëron deri më tani plot katër kupa, më shumë se sa konkurrentet e tjera e kjo gjë sipas saj i jep shumë siguri dhe e motivon akoma e më shumë.

Para performancës së saj ajo ka folur pak mbi eksperiencën e saj deri më tani në këtë spektakël të vallëzimit, ku ndër të tjera ka përmendur fillimet e saj të vështira në spektakël dhe “konliktet” me balerinin italian.

Adelina Tahiri: Fillimet e mia në “Dance Albania” kanë qenë shumë të vështira, sepse Filipo është shumë i ngarkuar me punë. Që në fillim kemi pasur mosmarrëveshje dhe konflite pa fund me Filipon dhe kishte momente që nuk doja ta shikoja me sy. Sepse nuk ishte këtu për prova. Bëhesha me nerva sepse e dija që mund të jap edhe më shumë nga ajo që jap, por nga ana tjetër kur e kuptoja se me çfarë balerini kam të bëjë, që është shumë i suskeshëm, kjo gfjë më ngrohte zemrën e më bënte tolerante ndaj Filipos.

Për shkak të temperaturës, Alketa Vejsiu nuk realizon “dirty dancing” me Ilir Shaqirin

Në “Dance Albania” ishte parashikuar që Alketa Vejsiu dhe Ilir Shaqiri të kërcenin “dirty dancing”, mirëpo gjendja jo e mirë shëndetësore e moderatores Alketa Vejsiu e cila tregon se nuk ka qenë mirë gjatë gjithë javës teksa shton se edhe mbrëmjen e sotme spektaklin po e drejton me temperaturë 39 gradë, e ka bërë të pamundur një gjë të tillë.

Kërcimi më balerinin dhe njëkohësisht kryetarin e jurisë së “Dance Albania”, Ilir Shaqirin, moderatorja Alketa Vejsiu thotë se me shumë mundësi do të ndodhe në edicionin tjetër të spektaklit të kërcimit.

Alketa Vejsiu: Ligjet e skenës janë të ashpra, kërkojnë mund, kërkojnë disiplinë, kërkojnë korrektesë, përkushtim absolut, por kërkojnë dhe një gjë tjetër që për ne artistët nuk është e thjeshtë: Edhe kur nuk jemi në humor të mirë, edhe pse edhe për ne jeta rrjedh si për të gjithë njerëzit e kësaj bote, ne duhet të vijmë këtu dhe të japim lumturi dhe për njerëzit që na ndjekin apo jo? Çfarë ndodh me ty në këto 15 javë? Ke qenë aq i lumtur sa je dukur apo dhe në momente të vështira, ti je mobilizuar dhe ke bërë gjithçka që ta kënaqësh publikun me mënyrën tëndë objektive, me humorin tënd?

Ilir Shaqiri: Unë e kam akoma në mendje atë “dirty dancing” tonë të famshëm që sigurisht herët ose vonë do ta realizojmë megjithëse ai zogu ngeli akoma në pemë, por do të vijë dita që do të zbresë në tokë me siguri. Kështu që mos u dëshpëro sepse ka një kërcim për çdo situatë dhe për çdo ambient dhe për çdo edicion.

Alketa Vejsiu: Jo, unë nuk dëshpërohem, por dua të them se jam me temperaturë 39 gradë sot dhe nuk mund të kërceja dot sot. Kam gjithë javën që nuk kam qenë mirë, kështu që kjo justifikon mungesën e kërcimit tim me Ilir Shaqirin, i cili do të ndodhë në “Dance 8” me siguri.

“Çdo gjë e bëj vetëm për ata”, Melisa ndan mes lotësh jetën personale: Kam diçka që s’e di askush…

Në klipin e saj përmbledhës të “Dance Albania”  në Tv Klan,  Melisa Lleshi tregon arsyet e forta  pse  ajo dëshiron të fitojë finalen. Konkurrentja  ndau hollësira nga jeta e saj personale, të panjohura më parë. Veç nënës së saj e cila së fundmi  kaloi një operacion të vështirë, vëllai i Melisës vuan gjithashtu nga problemet shëndetësore. Dy njerëzit e dashur janë motivi i Melisës drejt triumfit.

Melisa Lleshi: Ka shumë pak gjëra që njerëzit dinë për mua. Kam mbaruar studimet në  Fakultetin e Infermierisë në Milano dhe jam në vit të dytë (specializim) për Mjekësi. Kur unë kam aplikuar për shkollë mamaja ime ka qenë në spital. Zihesha me mjeket dhe infermieret sepse më dukej sikur ata kishin në dorë të bënin diçka dhe nuk e bënin. Dhe thashë, e di çfarë, do e zgjedh këtë degë, do jem unë në shtëpi, do jem unë doktori i shtëpisë dhe do kalojnë tek dora ime më së pari. Unë kam diçka që s’e di askush: unë kam vëllain me probleme shëndetësore. Kur ka lindur, e kanë dëmtuar gjatë lindjes dhe ka këmbën dhe dorën me probleme. Dhe prandaj po mundohem jo vetëm me anë të shkollës, por me çdo gjë që po bëj, qoftë këndimi, qoftë “Dance”, televizioni, çdo gjë, mundohem që unë… Misioni im në jetë është vetëm të shoh familjen time të lumtur. Çdo gjë që unë do bëj, do e bëj vetëm për ata. Unë do fitoj për familjen time, për veten time, për të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur dhe për të gjithë ata njerëz që thonë Melisa nuk ia del dot!

Ermal Mamaqi i kërkon falje publike Melisa Lleshit: Ne njerëzit jemi të poshtër…

Pas performacës së Melisa Lleshit në finalen e madhe të “Dance Albania” në Tv Klan producenti dhe njëkohësisht anëtari i jurisë së spektaklit të kërcimit, i ka kërkuar falje konkurrentes.

Mamaqi ka thënë se i kërkon falje Melisës pasi herën e parë që e ka parë, ka pasur një kundërshti në lidhje me pamjen e konkurrentes, teksa shton se Melisa ditë pas dite ka zbuluar se kush është në të vërtetë.

Nga ana tjetër, Melisa mes emocioneve të forta ka falenderuar Mamaqin si dhe 2 anëtarët e jurisë Ilir Shaqirin dhe Klaudia Pepën.

Ermal Mamaqi: Ne njerëzit jemi të poshtër, ne i gjykojmë njerëzit si vishen, sa zhvishen, sa krihen, si krihen, si i kanë flokët, të kuq, blu. Unë të kërkoj falje personale sepse herën e parë që të pashë pata një kundërshti në lidhje me pamjen tënde, por ti ditë pas dite na zbulove se kush je ti në të vërtetë larg asaj që ne jemi mësuar të paragjykojmë dhe të falenderoj që ti në këto javë na bëre të ndjejmë gjithë këto emocione dhe që të dyve ju  falenderoj që sot na keni dhuruar një shfaqje ndërkombëtare me këtë kërcim.

Melisa Lleshi: Shumë faleminderit! Faleminderit të treve për çdo kritikë, për çdo fjalë të mirë, pak të vrazhdë e pak të ëmbël, për mua kanë pasur një vlerë shumë të madhe tek unë. Jam shumë e emocionuar.

Adelina Tahiri nuk mban lotët nga emocionet, Filippo s’kursehet në komplimente: Harrova që s’është balerinë

Adelina Tahiri, një nga tre finalistet e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania” në Tv Klan i ka mahnitur të gjithë me vallëzimin e saj me balerinin italian. Sapo mbaroi performancën e saj, emocionet duket se e pushtuan këngëtaren dhe nuk arriti të mbante lotët.

Alketa e ka qetësuar duke i thënë se fansat e saj të shumtë janë mobilizuar për ta votuar e më tej ka pyetur balerinin që e ka shoqëruar Adelinën në këtë rrugëtim, Filippon se si ishte të punonte me Adelinën në gjithë këtë kohë dhe ai nuk i ka kursyer fjalët më të mira.

Alketa Vejsiu: Pse po qan Adelina? Adelina Tahiri ne kemi të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, në mënyrë të veçantë, që janë mobilizuar për të të votuar sonte.

Adelina Tahiri: Vetëm dua të them faleminderit shumë, nuk kam fjalë.

Alketa Vejsiu: Filipo si ishte të punoje me Adelinën në gjithë këtë periudhë?

Filippo: Ishte e veçantë sepse Adelina është një profesioniste e vërtetë. Gjithë artin e saj e ka vendosur në dispozicion të gjithçkaje që ka bërë dhe mund të them se sonte në një moment e harrova gjatë vallëzimit që Adelina nuk është një balerinë, por një këngëtare dhe doja ti bëja komplimetnetet e mia.

Laçjani shoqëron Cindyn në Dance Albania: Me mua shkojnë njerëzit në parajsë

Cindy, një nga finalistet e Dance Albania në Tv Klan, ka performuar një numër special kërcimi, por kësaj radhe e shoqëruar nga laçjani i Klanifornias.

Ai e “garanton”se ka marrë të gjitha masat që Cindy të mos dështojë.

Laçjani: Sot do kërcejmë, është ky spektakli që kërcejnë këto vipat.

Cindy: Dance Albania. Që kërcejnë ata vipat.

Laçjani: Ti mos e rruj hiç se do jetë çdo gjë e kopsitur.

Cindy: Kam pak siklet se ti e di, kërcimi nuk është pika ime e fortë.

Laçjani: Mos u streso, me mua nuk ka dështim. Sepse me mua shkojnë njerëzit në parajsë kush ka tentativa që na bën të dështojmë. Kështu që trego vetveten pa emicion.

“Kam qenë shumë xheloze për të”, Adelina Tahiri performon me motrën e saj në “Dance Albania”

Motra e vogël e Adelina Tahirit, Diana Tahiri ka “ndezur” mbrëmjen e sotme skenën e “Dance Albania” teksa ka performuar një “belly dance”.

Pas performancës së saj, këngëtarja Adelina Tahiri është shprehur se ka qenë shumë xheloze kur ka marrë vesh për ardhjen në jetë të motrës, Dianës, pasi thekson se donte që të ishte e vetmja.

“Belly dance” nuk ka qenë e vetmja performacë e Dianës pasi ajo ka kërcyer dhe me motrën e saj, Adelina Tahirin nën ritmet e këngës “Hips don’t lie” të Shakirës.

Alketa Vejsiu: Në familjen tuaj jeni 2 motra dhe 2 vëllezër apo jo?

Adelina Tahiri: Jemi 2 motra, 2 vëllezër, por këtë e kemi pikë të dobët dhe unë kam qenë shumë xheloze kur e morëm vesh për motrën sepse doja të isha e vetmja.

Alketa Vejsiu: Kështu që të mori pak nga qielli?

Adelina Tahiri: Nga të gjitha i mori.

Alketa Vejsiu: Si ndihesh sot që e preke këtë skenë?

Diana Tahiri: Unë ndihem shumë e emocionuar. Adelina ka dhënë gjithçka.

Puthje pasionante dhe trëndafila, bashkëshorti surprizon në skenë Adelina Tahirin!

Në të gjithë rrugëtimin e saj në “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri ka përmendur vazhdimisht mbështetjen e palëkundur që ka marrë nga bashkëshorti i saj. Sonte në natën finale të spektaklit,  ajo i dedikon publikisht të dashurit të zemrës një falenderim të përzemërt.

Adelina Tahiri: Është një përkrahje, të gjithë ata që funksionojnë si çift, në momentin që sakrifikon,  sidomos kur  lë një shtet, kur lë një fëmijë të vogël është shumë e vështirë sepse përgjegjësia i përket tjetrit,  kështu që unë  të gjitha përgjegjësitë ia kam lënë atij për momentin dhe ka qenë një  baba i shkëlqyer  dhe e falënderoj bga zemra  për çdo suport  që më ka  dhënë.

Alketa Vejsiu: Bashkëshorti yt është avokat apo jo? Është jurist në profesion dhe ju jetoni  midis Vjenës dhe Shkupit.

Adelina Tahiri: Po, ne jetojmë në Vjenë dhe në Maqedoni. Unë jam shumë e lumtur për suksesin e tij. Sidomos që të jesh me një njeri të suksesshëm dhe shumë  të zgjuar, është një sukses edhe i femrës kështu që unë jam shumë krenare që jam pranë tij dhe pranë çdo suksesi që ai posedon.

Alketa Vejsiu: Bukur. Ai është  shumë i rezervuar dhe nuk del në kamera, nuk i pëlqen jeta jote as në Instagram, as në Tik Tok, në sensin që të bëhet pjesë.

Adelina Tahiri: Unë kam  prishur  punë, ai më thotë deri tani, deri para se të jem me ty kam qenë shumë i lumtur sepse njerëzit më njihnin vetëm emrin por kurrë imazhin, ndërsa tani më ke prishur shumë punë sepse i dëgjoj kur flasin dhe keq për mua sepse e dinë kush jam.A i është njeri shumë i thjeshtë, shumë modest dhe nuk do të ekspozohet në kamera dhe gjithmonë kur e ka bërë e ka bërë vetëm për hir timin.

Sapo mbaron këto fjalë, Adelina e cila mendon se bashkëshorti  i saj, Serjoza, ndodhet në Vjenë për angazhimet  e tij, ai hyn me një tufë  të madhe  trëndafilash të bardhë në dorë.  Surpriza e bukur mrekullon këngëtaren ndërsa ndodh edhe një puthje e fshehur pas buqetës.

Serjoza Markov: Jam më i famshëm si bashkëshorti i Adelinës  se sa si avokat. Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur për Adelinën. Shpresoj që ajo do fitojë sonte. Sido që të shkojë për të, ajo ka fituar zemrën time dhe është fituesja për mua!

“Të dua”, Cindy shfaqet për herë të parë në skenë me partnerin Genar Topalli

Cindy është shfaqur për herë të parë në skenën e një televizioni me partnerin e saj, Genar Topallin.

Në finalen e spektaklit Dance Albania në Tv Klan, Cindy dhe Genarin kanë kërcyer nën ritmet e këngës së tyre të preferuar, “Thinking Out Loud”.

Të dy na dhuruan emocion dhe kënaqësi me kërcimin e tyre në skenën magjike të Dance Albania.

E nuk kishte si të mungonte shprehja e tyre e dashurisë, kur i thanë njëri-tjetrit publikusht “Të Dua”.

Cindy: Genarin e kam njohur rastësish dhe ai më ka  vjedhur zemrën me thjeshtën e tij, karakterin. E vlerësoj shumë dhe mbi të gjitha vlerësoj faktin që më ka mbështetur në çdo rrugëtim që unë kam marrë. Dhe këtu në Dance Albania ai ka qenë i pari që më ka thënë pse jo provoje veten.

Ermal Mamaqi: Kur e keni ndarë datën?

Cindy: Gjithmonë e ke një pyetje para kohe. Por do kesh një ftesë.

Ermal Mamaqi: A mund ta marr dhe djalin?

Cindy: Patjetër. Djali është i ftuar para teje, mbrapa vjen Ami, vajza dhe mbrapa Ermali.

Alketa Vejsiu: Shpresojmë që ju do përfundoni në një martesë të lumtur. Si do shkojë kjo punë? Si janë projeksionet? Do qëndrosh ti në Shqipëri këtu se Shqipëria të do ty Cindy, apo do na e marrësh Genarin në LA?

Cindy: Dhe unë e dua Shqipërinë, por patjetër që unë jam rritur dhe kam lindur në Amerikë.  Gjysmën e zemrës e kam andej, se unë e kam edhe familjen andej, edhe i përshëndes, po na ndjekin të gjithë sonte, por për momentin unë jam në Shqipëri ku e shikoj shumë punën që po bëj si prezantuese sportive të Serisë A. Shqipëria është një vend që e dua shumë, kështu që nuk e di. E ardhmja është një pikëpyetje por gjithmonë ka gjëra të bukura.

Genar Topalli: Faleminderit për ftesën, unë kam ardhur për të mbështetur Cindyn, nuk e kisha menduar që do të vija, por kam ardhur për ta mbështetur pasi sfidë pas sfide është përmirësuar dhe ka treguar seriozitet dhe besoj që meriton fitoren sonte.

Alketa Vejsiu: I ke bërë ndonjë vërejtje konstruktive?

Genar Topalli: Vërejtje konstruktive disa, por besoj Dioni ka qenë ai që i ka bërë në mënyrë teknike më të mira, kështu që nuk i kam ndërhyrë.

Alketa Vejsiu: Ndonjë vërejtje për Dionin keni?

Genar Topalli: Jo asnjë, ndoshta më vonë me mua do tí ketë punët… (qesh)

Ermal Mamaqi: Padyshim që zemrat e mamave shqiptare janë shkrirë tani me këtë kërcimin e këtyre dy zogjve dhe padyshim që ka pasur shumë mama të cilat kanë qenë ja erdhi kjo nga maja e majës na e mori këtë.

Cindy: Faleminderit që erdhe dhe mbi të gjitha që kërceve me mua.

Alketa Vejsiu: A mund tí thuash ndonjë fjalë dashurie Genarit?

Cindy: Thjesht të dua.

Genar Topalli: Edhe unë.

Nëna e Melisës vjen në “Dance Albania”, përqafimi përlot jurinë

Shumë lot dhe emocione në “Dance Albania” në Tv Klan. Pas një videomesazhi prekës për vajzën e saj, Melisën, nëna  e konkurrentes, zonja Prena erdhi në skenën e vallëzimit për ta mbështetur. Së fundmi, ajo  ka kryer  një operacion të vështirë, ndërsa më herët gjatë  mbrëmjes Melisa zbuloi  se nëna dhe vëllai i saj vuajnë nga probleme shëndetësore.

Prena: Është moment i bukur, emocione të papërshkruara që gjendem këty bashkë me vajzën time Melisën dhe në mes, Alketën.

Alketa Vejsiu: Faleminderit!

Prena: Si një pjesë e gjithë familjeve shqiptare, e kemi rritur me mund e sakrifica, por që e vogël ia kam kuptuar talentin, potencialin e saj për t’iu futur botës së artit.

Në këtë pikë, Mamaqi, Shaqiri dhe Pepa i kanë sytë e mbushur me lot nga ky moment i bukur nënë e bijë.

Prena: E ka shpjeguar edhe Melisa në klip, për arsye shëndetësore të djalit, për një periudhë kohe kemi qenë thuajse të copëtuar si familje, për të qenë në kujdes atje dhe në atë kohë, me shumë sakrifica, për të mos ia gozhduar atë talent që kishte, e kam çuar në disa kurse në Itali, me shumë sakrifica. Por ky spektakël ia ka rritur vlerat Melisës, i ka hapur një dritare të re për të vazhduar karrierën e saj më tej. Faleminderit Tv  Klan, faleminderit produksionit, faleminderit jurisë që i ka dhënë vlerësimet Melisës dhe nga performanca në performancë  është përmirësuar.

Shumë lot dhe emocione në “Dance Albania” në Tv Klan. Pas një videomesazhi prekës për vajzën e saj, Melisën, nëna e konkurrentes, zonja Prena erdhi në skenën e vallëzimit për ta mbështetur. Së fundmi, ajo  ka kryer  një operacion të vështirë, ndërsa më herët gjatë  mbrëmjes Melisa zbuloi se nëna dhe vëllai i saj vuajnë nga probleme shëndetësore.

Prena: Është moment i bukur, emocione të papërshkruara që gjendem këty bashkë me vajzën time Melisën dhe në mes, Alketën.

Alketa Vejsiu: Faleminderit!

Prena: Si një pjesë e gjithë familjeve shqiptare, e kemi rritur me mund e sakrifica, por që e vogël ia kam kuptuar talentin, potencialin e saj për t’iu futur botës së artit.

Në këtë pikë, Mamaqi, Shaqiri dhe Pepa i kanë sytë e mbushur me lot nga ky moment i bukur nënë e bijë.

Prena: E ka shpjeguar edhe Melisa në klip, për arsye shëndetësore të djalit, për një periudhë kohe kemi qenë thuajse të copëtuar si familje, për të qenë në kujdes atje dhe në atë kohë, me shumë sakrifica, për të mos ia gozhduar atë talent që kishte, e kam çuar në disa kurse në Itali, me shumë sakrifica. Por ky spektakël ia ka rritur vlerat Melisës, i ka hapur një dritare të re për të vazhduar karrierën e saj më tej. Faleminderit Tv  Klan, faleminderit produksionit, faleminderit jurisë që i ka dhënë vlerësimet Melisës dhe nga performanca në performancë është përmirësuar.

Publiku vendos, Melisa Lleshi lë garën e “Dance Albania”

Televotimi i “Dance Albania” në Tv Klan është mbyllur. Tashmë ka ardhur momenti i eliminimit të njërës prej tre finalisteve: Adelina Tahirit, Cindy Marinës dhe Melisa Lleshit. Pasi janë përballur në kërcime  dhe kanë dhuruar emocione të forta, njëra prej vajzave do të lërë garën.

Sipas numërimit dixhital në portalin tvklan.al, rezulton që e kualifikuara e parë është Cindy Marina.

Mes Adelina Tahirit dhe Melisa Lleshit, kjo e fundit skualifikohet nga gara pasi ka marrë vetëm 23% të votave të publikut. Adelina dhe Cindy dhe do të vijojnë të garojnë për vendin e parë në spektaklin e vallëzimit.

Melisa është një nga njerëzit më interesantë dhe më të komentuar në spektaklin e vallëzimit “Dance Albania” në Tv Klan  dhe pa dyshim nga konkurrentet më të forta, pasi ajo arriti të ishte një nga tre finalistet e spektaklit të vallëzimit. E teksa duket se gjithnjë e më shumë po fiton famë e suksese, ajo asnjëherë nuk harron të përmend familjarët e saj të dashur e sidomos nënën, e cila sipas saj është “pak e sertë”, por ka qenë gjithnjë një grua e hekurt dhe e ka ndihmuar shumë në çdo hap.  

“Të dua e vogla ime”, Melisa shpërthen në lot nga mesazhi prekës i nënës

Mamaja e Melisës në këtë natë të veçantë për vajzën e saj vendosi ta lërë mënjanë, atë gruan “e sertë” dhe realizoi surprizën më të bukur për të, e cila i emocionoi të gjithë. Ajo doli në një videomesazh ku i shpreh dgjithë dashurinë që mund ta mbajë veç zemra e një nëne dhe e falenderon Melisën që është bërë shtyllë për familjen e tyre.  

“Melisa ime zemra ime, ja ku jemi në skenën e ëndrrës tënde të fëmijërisë. Dhe unë këtu jam spektatorja jote më e zjarrtë, por jo vetëm unë, e gjithë familja babi vëllai motra, pavarëissht se fizikisht kanë qenë larg, por me mendje dhe zemër , kanë qenë afër teje. Jam e lumtur që të gjtiha sakrificat që ke bërë po të shpërblehen dalëngadalë. Sot të shikoj në skenën më të rënsdësishme ku je ngjitur ndonjëherë, të shikoj të shkëlqesh si yll. Si ai që shikoje nga dritarja kur ishe e vogël. Unë të detyrohem shumë si nënë. Më ke shndërruar nga mësuese në nxënëse. Më ke kritikuar gjithmonë se jam shumë e sertë, por me butësinë tënde me mënyrën tënde më ke treguar se dashuria kjo ndjenjë e fuqishme duhet të shprehet me fjalë. E kam pasur të vështirë të të them me fjalë se sa e çmuar je për mua, por sot po e bëj publikisht. Të dua shumë e vogla ime. Nuk është e lehtë për mua që vajza ime e vogël është kthyer në shtyllën e familjes, ti ke qenë mbështetësja jonë më e madhe, prandaj unë vetëm, të falenderoj. Të tjerat ja lë Zotit! Ti me talentin tënd dhe me punë mund të arrish gjithçka. Të dua shumë Isa!”, tha nëna e Melisës, Prena në vidiomesazhin, i cili bëri të lotojnë jo vetëm Melisë por edhe anëtarët e jurisë.

Rudina Dembacaj “i zë vendin” Alketa Vejsiut: Çfarë do ti këtu njëherë?

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj ka sjellë në “Dance Albania” rolin e saj në emisionin e humorit “Klanifornia” si drejtuese e spektaklin si Alketa Vejsiu.

Mirëpo, ajo është ndeshur me drejtuesen e vërtetë të spektaklit të kërcimit, Alketa Vejsiun, komunikimi mes të cilave solli mjaft nota humori në skenë.

Rudina Dembacaj: Mirëmbrëma, mirëmbrëma, mirëmbrëma! Mirë se erdhët të dashur shikues të spektaklit më të ndjekur në botë. Jemi si gjithmonë këtu në “Dance Albania’”. Faleminderit Vera, mos harro planin nga poshtë. Faleminderit yjeve tanë. Më falni se erdha pak vonë, por sapo zbrita nga Londra. Yjet tona janë të mrekullushme.

Alketa Vejsiu: Unë jetoj në Sauk, nuk jetoj në Londër.

Rudina Dembacaj: Më fal, po kush jeni ju zonjushë? Qenkeni shumë simpatike.

Alketa Vejsiu: Unë ty nuk po të njoh.

Rudina Dembacaj: Mos është e ftuara jonë? Vera pse më mban surpriza Vera?

Alketa Vejsiu: Çfarë do ti këtu njëherë?

Rudina dembacaj: E dashur je në spektaklin tim e dashur. Më thoni…

Alketa Vejsiu: Jo, në fakt keni ardhur ju në spektaklin tim dhe unë kam një gjë ndryshe nga spektaklet e tjera që kur shkon i ftuar, e gjen të pashtruar, këtu dhe kur vjen i paftuar, unë e bëj të shtruar kështu që je shumë e mirëpritur.

Rudina Dembacaj: Patjetër se je e gjithanshme e dashur. Kjo është Alketa më duket?

Alketa Vejsiu: Jo, unë jam, Rudina Dembacaj e dashur, ti je Alketa.

Rudina Dembacaj: Faleminderit Rudina!

Adelina Tahiri fiton “Dance Albania!”

Cindy Marina dhe Adelina Tahiri janë dy gladiatoret që kanë mbetur në garën e vallëzimit të “Dance Albania” në Tv Klan. Pas eliminimit të Melisa Lleshit gjatë mbrëmjes, televotimi i publikut u rihap për të zgjedhur fituesen.

Diferenca e votave midis dy konkurrenteve është e ngushtë pasi luftohet vetëm për një përqindje fare të vogël që do të kthejë rezultatin. Momenti i shpalljes së fitueses që ka arritur të fitojë zemrat e publikut në këto 14 javë vallëzimi ka mbërritur.

Kupa e “Dance Albania” shkon për Adelina Tahirin. “Shumë emocione, kjo ka qenë një ëndërr e madhe kështu që ëndrra ime u realizua”, tha këngëtarja e emocionuar ndërsa falënderoi sërish për mbështetjen.

“Ikona e baletit shqiptar” Juria e “Dance Albania” përlot koreografen e spektaklit, Enada Hoxha

Anëtarët e jurisë së “Dance Albania” në Tv Klan dhe moderatorja Alketa Vejsiu kanë vlerësuar për punën dhe përkushtimin koreografen e spektaklit të kërcimit Enada Hoxhën.

Pas fjalëve të jurisë së “Dance Albania”, artisja Enada Hoxha nuk i ka mbajtur dot lotët nga emocionet.

Alketa Vejsiu: Shumë orë pune kanë qenë për të, e vetme në këtë spektakël vallëzimi, kështu që nga një fjali për Enada Hoxhën, koreografen e këtij spektakli.

Klaudia Pepa: Kam qenë shumë e vogël kur kam adhuruar Enada Hoxhën dhe sot e kësaj dite kam shumë respekt dhe shumë vlerësim për të dhe mbetet ikona e baletit shqiptar.

Ilir Shaqiri: Nuk është e lehtë të prezantosh një personazh, një balerinë si Enada sepse përmbedh të gjithë atë që është mundi, pasioni i kërcimit. Gjithsesi, Enada mendoj ia ka dalë jashtëzakonisht mirë këtë edicion të formulojë gjithë atë që është globalisht baleti në gjithë dimensionet e saj dhe i uroj vetëm suksese.

Ermal Mamaqi: Mund të them që Enada nuk ka kuptim pa Gertin dhe të 2 këta janë një çift model dhe nëse do të thoja diçka për Enadën është mishërimi i asaj që sakrifica shpërblehet. Respekte Enada!

Alketa Vejsiu: Vera Grabocka dhe Timo Flloko i kanë dhënë frymëzim vallëzimit të vërtetë të dashurisë

Në mbyllje të finales së Dance Albania të edicionit të 7 në Tv Klan, moderatorja e spektaklit i ka dedikuar fjalë të ndjera Vera Grabockës dhe Timo Fllokos, të cilët i kanë dhënë frymëzim vallëzimit të vërtetë të dashurisë në jetë.

Alketa nuk harron të përmendë edhe vitet e gjata të bashkëpunimit me Vera Grabockën në spektaklet e Tv Klan, të cilat i konsideron si “historinë më të gjatë të dashurisë në ekrane”.

“Unë dua t’i bie shkurt në fakt se më kanë dhënë shumë minutazh sot dhe e kam tepruar, kështu që dua ta anonçoj menjëherë fitoren dhe që mos lodheni fare duke brohoritur, këtë kupë e fiton Vera Grabocka bashkë me Timo Fllokon, të cilët i kanë dhënë frymëzim edhe shpirt vallëzimit të vërtetë të dashurisë që ndodh në jetë. Pastaj në skenë Fllokos ia mora unë se nuk ka një histori më të gjatë dashurie në ekranet shqiptare se ajo që kemi ne të dyja Vera. Kjo “faleminderit Vera”më është bërë hit, kështu që e kam të ndaluar ta them, kështu që unë ty sot nuk të falenderoj, të them thjesht që të dua përgjithmonë. E di që dhe ju të tre e doni shumë”, u shpreh Alketa Vejsiu.

Edicionin e 7 të Dance Albania në Tv Klan e fitoi Adelina Tahiri. /tvklan.al