#DanceAlbania Talent show me 10 Yje VIP Shqiptare: garë, emocione, kërcime, juri, show, ritme, ngjyra, kostumografi, adrenalinë. Formati më i famshëm i kërcimit në Shqipëri nga Vera Grabocka & Alketa Vejsiu në #TvKlan.

Adelina Tahiri “rrëmben” kupën në “Dance Albania”, mbrëmja mbyllet pa eliminime

“Dance Albania” në Tv Klan dhuroi një spektakël të paharrueshëm në këtë  natë të 13, konkurrentët përveçse kërcyen me partnerët e tyre balerinë, kanë kërcyer edhe me personazhe shumë të njohur  e të dashur për publikun shqiptar.

Monika Lubonja vallëzoi përkrah Melisës, Labinot Gashi me këngëtaren Orgesa Zaimi, Florian Agalliu dhuroi një performancë të shkëlqyer me Cindyn dhe Sabri Fejzullahu “rrëmbeu  kupën” për Adelinën.

Cindy dhe Adelina kishin pikë të barabarta kështu fituesin e zgjodhi juria.

“Nuk  ëhstë e thjeshtë  si Cindy dhe Adelina janë shumë lartë, por preferoj ta marri tresha e të madhit Sabri Fejzullahu”, tha Ilir Shaqiri mendimit të cilit “ ju bashkua” edhe Ermal Mamaqi duke e  bërë kështu Adelinën fituese të kupës.

Spektakli u mbyll edhe me një tjetër surprizë, në këtë mbrëmje të  veçantë nuk pati eliminime.

Fitues i edicionit të 6, Florian Agalliu rikthehet në “Dance Albania” për të përkrahur Cindy-n  

Aktori Florian Agalliu fituesi i edicionit të 6 të “Dance Albania” u rikthye në spektaklin e vallëzimit për të dhuruar një tjetër performancë të jashtëzakonshme duke kërcyer përkrah Cindy-t. Ajo ka marrë më shumë kupa se çdo konkurrent deri më tani, por nuk dihet se sa fat do i japi partneri i saj fitues.  

Përveçse ka përkrahur Cindy-n, Floriani ka kujtuar edhe eksperiencën e tij në këtë spektakël të cilën e ka quajtur të paharrueshme dhe një eksperiencë që i ka dhuruar shumë emocione. 

Ermal Mamaqi: Florian Agalliu është një nga aktorët sex simbol që e ruan ritmin pavarësisht se vitet kanë kaluar.

Ilir Shaqiri: Flori është një emblemë e disiplinës dhe punës, një personazh që në çdo gjë që bën përcjell pozitivitet  dhe arrin të përcjellë atë që kemi nevojë më shumë  sot, seriozitetin.

Alketa Vejsiu: Ka nga ata që janë të mbivlerësuar dhe ngaata që janë jo të vlerësuar tamam, ti duhet të jesh pak  më shumë në ekranet  shqiptare se je djalë me shumë talente

Florian Agalliu: Për mua është kënaqësi të rikthehem në “Dance Albania” do doja të thoja shumë fjalë, por i fundit o qan, o qesh më fal Klaudia. Është shumë kënaqësi të rikthehem në “Dance Albania”,  shumë emocione gjatë kësaj javë, shumë mirënjohës pa fund për të gjithë emocionet që  na keni dhënë. Në të njëjtën kohë kam shumë emocione të rikthehem para maestro Ilirit pas kaq shumë javësh t’i shijoj edhe një herë këto momentet e kërcimit.

Alketa Vejsiu: Kush është momenti më i bukur që kujton nga kjo skenë?  Ke vallëzuar me Era Rusin për 15 javë.

Florian Agalliu Pa fund, bashkë me Erën , me Irsin, me Frankon që është këtu, me Erindin momente të bukura kanë qenë nata e parë dhe nata e fundit, të dyja të paharrueshme.

Sabri Fejzullahu elektrizon skenën e “Dance Albania” me këngën “O moj ti me sytë e zi”

Sabri Fejzullahu tregon pse mbështet Adelina Tahirin: Ka lënë familjen e saj për të ardhur këtu, dua të marrë kupën

Në “Dance Albania” është rikthyer legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, i cili ka ardhur në mbështetje të artistes, Adelina Tahiri.

Pas performacës me këngëtaren Adelina Tahiri, artisti Sabri Fejzullahu është shprehur se e përkrah atë sepse ka lënë familjen për të ardhur në spektakël për të treguar pasionin e saj për kërcimin teksa ka thënë se dëshiron që Adelina Tahiri të marrë kupën e “Dance Albania”.

Sabri Fejzullahu: “Dance Albanian” e përcjell me admirim sepse më kujton kohën kur isha dhe Dancen e përcjelin të gjithë shqiptarët dhe kur e mora ftesën për të qenë mysafir dhe për të kërcyer vetëm pak, jam gëzuar shumë sepse thashë se do ta përkrah me shpirt e me zemër Adelinën sepse ne artistët sakrifikojmë shumë, madje më shumë se të tjerët. Ne për të arritur dëshirën për artin tonë që e bëjmë, e lëmë pas dhe e harrojmë familjen që është e shenjtë për çdo njeri. I kam arsyet, Adelina Tahirin, një bukuri e rrallë, një topmodele, një vajzë e cila di më së miri botën shqiptare. Kam qenë në dhjetra koncerte që kam kënduar me Adelinën. Dua ta përkrah Adelinën sepse ka lënë familjen e vet për të ardhur këtu dhe për të treguar dashurinë për kërcimin. Dua që Adelina ta marrë kupën e “Dance Albania”.

Klaudia Pepa: Kjo performancë ishte një nostalgji. Sabriu ka qenë një partner shumë i mirë, mjafton me 2 hapa, ai është Sabri Fejzullahu.

Monika Lubonja e fton në vallëzim, Ilir Shaqiri: Do ma dyfishoni pagën?

“Dance Albania” erdhi me surpriza në këtë natë të 13, konkurrentët këtë herë kanë kërcyer jo vetëm me balerinët por edhe me personazhe shumë të dashur për publikun, një prej tyre ishte edhe Monika Lubonja, e cila pas një kërcimi me Melisën vendosi të dilte jashtë skenarit duke kërcyer edhe me anëtarin e jurisë.

Pasi e ëmbëlsoi me bakllava dhe kadaif,  Monika i kërkoi Ilirit edhe një kërcim duke i thënë se konkurrenti tjetër nuk do të futej në skenë deri sa ai të pranonte. Nga ana tjetër para se të pranonte ftesën për vallëzim Iliri mes të qeshura pyeti nëse dikush do ia rriste rrogën “për vështirësi pune”.

Monika Lubonja: Unë vdes të dalë pak nga korniza

Alketa Vejsiu:  Të dalësh patjetër dhe ne nuk kemi censurë për dalje nga korniza.

Ilir Shaqiri: Do marri bakllavanë me gjithë kadaif.

Monika Lubonja: Jo, do të marrë ty për një kërcim edhe ta shikoni. Të ftoj në një kërcim!

Ilir Shaqiri: A do ta bësh më Ermalin?

Monika Lubonja: Jo, jo vetëm me ty. Ore nuk fillon  numri tjetër…

Alketa Vejsiu: Muzikën që sapo kërceu Melisa.

Ilir Shaqiri: Ça muzike moj Alket.

Monika Lubonja: Hajde- hajde se lëviz ti.

Ilir Shaqiri: Do ma rrisni dyfish pagën ama.

Alketa Vejsiu: Kjo nuk diskutohet.

Ilir Shaqiri: Për vështirësi pune.

Monika Lubonja: Ato vështirësitë e punës i ke bërë ti katër muaj me mua.

Ermali rikthen Amin në skenë

Javën e ardhshme në skenën e Dance Albania do të ketë plot surpriza që do të mbajnë të mbërthyer shikuesit në ekranin e Tv Klan.

Një personazh mjaft i njohur dhe i dashur për publikun do të rikthehet në skenë për të na dhuruar emicione të forta në kërcim.

Ajo është Ami, e cila do të kërcejë së bashku me partnerin e saj Ermal Mamaqin, i cili është dhe anëtar i jurisë. Këtë e ka zbuluar vetë ky i fundit gjatë bisedës me Labin, i cili ishte i ftuar këtë të hënë në Dance Albania.

Ermal Mamaqi: Kujdes sepse partnerja ime është një nga ato që le të them ka kaq vite pa kërcyer (qesh). Nuk dua ta zbuloj.

Labi: Zbuloje, zbuloje.

Ermal Mamaqi: Është surprizë.

Labi: Shkronjën e parë të lutem?

Ermal Mamaqi: Q!

Labi: Qerimi.

Alketa Vejsiu: Po pse mos e thuash ti me kë do kërcesh që ta presi publiku me dëshirë të madhe atë moment?

Ermal Mamaqi: Ta them?

Alketa Vejsiu: Ta thuash patjetër more. Thuaj që kemi një natë këtu që të gjithë personazhet vip, përfshirë dhe jurinë do të kërcejnë me njerëz të dashur të zemrës së tyre, të afërm, miq, familjarë. Dhe Ermali do vijë patjetër të kërcejë me…

Ermal Mamaqi: Me…

Alketa Vejsiu: Me Amin.

Ermal Mamaqi: E tha.

Alketa Vejsiu: Kjo do të ndodhë këtu, në Dance Albania.

E papritur në Dance Albania, Alketa Vejsiu zëvendësohet nga…

Një surprizë ka ndodhur në Dance Albania në Tv Klan mbrëmjen e sotme, ku një i ftuar special i ka zënë vendin sot moderatores Alketa Vejsiu.

Pas performancës së Orgesës, në skenë është shfaqur Labinot Gashi, moderator i njohur në Kosovë.

Labi është i ftuar special këtë mbrëmje, si një ish-konkurrent i këtij spektakli 7 vite më parë.

“Unë sonte jam këtu, jam tifo për ty por nuk e di pse këta javën e kaluar të gjuajtën aq shumë saqë ti je një balerinë profesioniste. Shpeshherë e mendoj që Franko e ka bërë punën e vetë saqë ndonjëherë e mendoj që ti je balerina e Franko është konkurrent. Kështu që unë jam me fat që jam sonte me ty po ashtu, këta nuk e kanë të drejtën asnjëri prej tyre që të flasin sonte, për shkak se kanë folur boll javën e kaluar. Unë këto momente jam me fat që jam pjesë e Dance Albania, por këto momente prezantoj edhe një klip”, u shpreh Labi.

Përballen për herë të parë, Monika i sjell Ilirit bakllava dhe kadaif

Në spektaklin e kërcimit “Dance Albania”, aktorja e njohur Monika Lubonja ka ardhur për të mbështetur Melisa Lleshin.

Mirëpo, kjo ka shënuar dhe përballjen e parë të Monika Lubonjës me balerinin dhe kryetarin e jurisë së “Dance Albania” Ilir Shaqirin, të cilin e ka surprizuar me bakllava dhe kadaif.

Monika Lubonja: Unë kam ardhur të mbështes Melisën, kam parë rrugëtimin e Melisës.

Ilir Shaqiri: Le t’i japim fillim festës së erdhi Viti i Ri, duhet bakllavaja, duhet kadaif.

Monika Lubonja: A mundet një moment?

Alketa Vejsiu: Prit ta shikoj se çfarë ka kurdisur… E paparashikueshme.

Ilir Shaqiri: Wawww….

Monika Lubonja: Ma ke xirë jetën me këtë bakllavanë. Tani meqë shquhesh që…

Ilir Shaqiri: Mos ke futur nga ato solucionet…

Monika Lubonja: Jo mo se nuk dua të të helmoj.

Ilir Shaqiri: Mos ka rënë ndonjë qime floku…

Monika Lubonja: Ca nuk hëngrëm nga duart e tua./tvklan.al