Leao shënon golin më të shpejtë në Serie A

Milan dhe Inter vijojnë të mbajnë vendet e para në klasifikimin e Serie A. Fitoret e javës së 13 nuk ndryshoi diferenca mes tyre që mbetet 1 pikë. Rikthimi te suksesi pas 2 barazimeve i Milan u arrit me rezultatin 2-1 ndaj Sassuolo, duke treguar siguri në fushë, madje goli i parë u realizua pas 6 sekondash e 76 të qintat, më i shpejti në historinë e Serie A.

Skuadra e Piolit që kontrolloi takimin realizoi sërish me Saelemaekers në të 26’. Goli i Berardi në çastet e fundit nuk solli pikë për Sassuolo. Milan mbetet ende i pathyer në këtë kampionat. Inter mbetet në ndjekje me fitoren 2-1 me Spezia.

Pas një pjese të parë pa shumë emocione zikaltërit reaguan pas pushimit. Hakimi dhe Lukaku me penallti realizuan për zikaltërit. Goli i vonë i Piccoli në minutat shtesë nuk ndikoi në këtë përballje.

Atalanta fitoi me përmbysje 4-1 me Roma. Dezko shënoi në minutat e para për kryqytetasit. Në pjesën e dytë erdhi revanshi i bergamaskëve. Zapata, Gosens, Muriel dhe Ilicic realizuan golat që sollën fitoren e Atalanta.

Tv Klan