Fitorja e parë e Iranit, SHBA dështon në OKB!


Fitorja e parë e Iranit, SHBA dështon në OKB!

15:15 15/08/2020

Irani ka shënuar fitoren e parë diplomatike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit që ka refuzuar votimin e një rezolutë të re për zgjatjen e embargos ndaj armëve, që pritej të skadonte në 18 Tetor.

Vetëm SHBA-ja dhe Republika Domenikane votuan pro rezolutës. Rusia dhe Kina votuan kundër, 11 shtete të tjera anëtare të OKB-së abstenuan. Rezoluta kërkonte të paktën nëntë vota pro.

Pas këtij rezultati në favor të Teheranit, ambasadori i Iranit në OKB, Majid Takht-Ravanchi tha se vendosja e sanksioneve apo kufizimeve nga Këshilli i Sigurimit do të kishte sjellë “një përgjigje të ashpër nga Irani dhe ne nuk jemi të kufizuar në opsione”.

Embargoja me Iranin ishte miratuar në vitin 2015 dhe skadonte më 18 tetor 2020. Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, që kanë shprehur shqetësimin abstenuan ne votimin e rezolutës së SHBA-së ndaj Iranit për shkak të frikës së përfundimit të marrëveshjes bërthamore.

Pas votimit kundër të rezolutës amerikane ndaj Iranit sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha nga Varshava se me këtë sjellje, Këshilli i Sigurimit të OKB-së i ka mundësuar Iranit sponsorit kryesor të terrorizmit në botë që të blejë dhe të shesë armë vdekjeprurëse.

“Këshilli hodhi poshtë një rezolutë të arsyeshme për të zgjatur embargon 13-vjeçare ndaj Iranit duke i hapur rrugën shtetit kryesor sponsorizues të terrorizmit të blejë e shesë armë konvencionale pa kufizime për herë të parë në një dekadë. Amerika do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar këtë gabim”, tha ai.

Uashingtoni ka kërcënuar se do të shkatërrojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe zhytjen e OKB-së në krizë diplomatike.  

Klan Plus



Të ngjashme