Fitorja kaotike e Milanit, 1-0 në “Olimpico” ndaj Lazios me 8 futbollistë ka shkaktuar trazira në Itali. Mbrojtësit, Pellegrini dhe Marusiç si dhe mesfushori, Guenduzi mbyllën përpara takimin, pasi u ndëshkuan me të kuq nga kryesori Mateo Di Bello për shkak të tensionit në fushë. I tërbuar është shfaqur edhe presidenti i klubit kryeqytetas, Klaudio Lotito, i cili tha se Lazio do të ankohet në institucionet sportive në vend dhe jo vetëm.

“Kemi nevojë për një shkallë të tretë të institucioneve për t’i dhënë fund kësaj situate. Kur shkel ligjin, ka një institucion për të gjykuar. Për mendimin tim, këtë herë dolëm përtej vijës së kuqe. Ne shkuam përtej çdo kufiri të imagjinueshëm. Klubi do ta bëjë zërin e tij të dëgjohet në vendet e duhura për atë që panë të gjithë. Nëse sistemi nuk është në gjendje të garantojë besueshmërinë e tij, atëherë duhet të marrim masa. Zëri ynë do të dëgjohet edhe në institucione të tjera. Mendoj se sot ka munguar respektimi i rregullave dhe i meritave. Kjo ishte një humbje e detyruar, një vdekje e paralajmëruar”, tha ai.

Kjo ishte hera e dytë që një skuadër ndëshkohet me tre kartona të kuq në një ndeshje të vetme, pas Palermos në vitin 2012 ndaj Bolonjës. Pas kësaj fitoreje, Milan blindon vendin e tretë me 56 pikë, ndërsa Lazio humbet terren në garën për një vend në Kupat e Europës.

Klan News