Tetë orë në pronësi të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, do të dalin në ankand nga Shtëpia e Ankandeve Christie’s në Gjenevë në 13 Maj.

Orët përfshijnë një FP Journe Vagabondage 1 dhe një Audemars Piguet Royal Oak, dy orë të personalizuara që mbajnë logon e Ferrarit dhe përkujtojnë titujt e garave të fituara nga Schumacher.

“Orët që ne kemi ofruar janë kujtime që i përkasin Michael Schumacher, ato janë në fakt shumë specifike. Ora e dorës Audemars Piguet nuk ekziston askund tjetër, është autentike vetëm për yllin e Formula 1. Të gjitha këto orë janë krijuar vetëm për Michael Schumacher.”

Sipas Guillemin më parë këto orë nuk ishin të ekspozuar për publikun që e bën edhe më të veçantë këtë koleksion dhe interesi për blerjen e tyre është më madh nga, SHBA, Azia, Evropa dhe Lindja e Mesme. Vlera e orëve arrin në rreth 4 milionë Dollarë.

Vagabondage 1 dhe Piguet Royal Oak janë të dyja ora të porositura për Schumacher nga Jean Todt, ish-drejtorit të ekipit Scuderia Ferrari Formula 1.

Klan News