Ushtrime çdo një orë për daljen nga terapia e oksigjenit

Fizioterapistët janë vënë në funksion të spitaleve covid në Tiranë, si pjesë e ekipeve për të ndihmuar pacientët të dalin nga oksigjeno-terapia dhe të mund të lënë mjediset e spitalit. Pas përcaktimit të mjekut, fizioterapistët nisin me teknikat fizike për të ndihmuar pacientët të marrin frymë lirisht.

“Me anë të ushtrimeve respiratore, ushtrimet e forcimit të muskujve, duke qenë se pacientët janë të shtrirë gjithë kohës, ndryshimi i pozicioneve nga shtrirë në ulur, në këmbë ose edhe duke ecur, bëjnë të mundur që gradualisht të fillojmë ta shkëpusim nga oksigjeni”, thotë fizioterapisti Endri Thanasaj.

“Pacienti duhet t’i fryjë një tubi çdo orë sepse mushkëritë nga iflamacioni dhe oksigjeno-terapia bëjnë kolaps. Atëherë një mushkëri në kolaps kërkon edhe doza gjithnjë e më të larta dhe ti nuk del dot nga rreth vicioz që këtë pacient ta nxjerrësh nga oksigjeno-terapia”, shprehet mjekja në Suedi, Gerolda Topi.  

Fizioterapia e pacientëve me Covid-19 në spitale sipas mjekëve është po aq e rëndësishme sa trajtimi me medikamente për t’i nxjerrë ata nga oksigjeno-terapia.

Tv Klan