Ilir Meta është i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë”. Kreu i shtetit pritet që të ketë një debat të zjarrtë sonte në Tv Klan dhe këtë gjë e ka paralajmëruar që në dhomat e grimit gjatë momentit të futjes në ambientet e televizionit.

Meta u fut me batuta teksa nuk ngurroi as të recitonte vargun e një kënge të njohur. E gjithë skena u prit me humor nga analistët Robert Rakipllari e Ervis Iljazaj si dhe drejtuesi i emisionit, Arian Çani.

Debatin e flaktë kreu i shtetit e paralajmëroi edhe me një foto të hedhur në rrjetet sociale sëbashku me “Sophie” e Çanit.

Një foto me një bukuroshe si “Sophie” e “Zonë e Lirë”, mund të bëjë xheloze çdo grua, por jo Monika Kryemadhin. Për këtë thotë vetë Presidenti Meta, i cili i kthen një përgjigje një qytetari. Ky i fundit i thotë Presidentit se bashkëshortja e tij do të bëhet xheloze.

“Monika nuk bëhet xheloze për gjërat e bukura”, shkruan Meta.

Ilir Meta: Knon pushka nëpër kulla. Ta vë içik se në Youtube e kam.

Arian Çani: Ulu ulu se s’kemi kohë

Ilir Meta: Si s’ke kohë për mua ti Presidentin e Republikës, s’paske kohë ti. Ti ke kohë me oligarkët, nuk ke kohë për shqiptarët. Flaka do t’i dalë Tv Klanit. /tvklan.al