I jep fitoren skuadrës me golin e 5-të sezonal, mban Lazio U-19 në garë për titull

Lazio mban gjallë shpresat për titullin kampion në Itali për moshën deri në 19-vjeç. Protagonist është bërë sërish sulmuesi shqiptar, Flavio Sulejmani, i cili realizoi golin në fitoren 2-1 ndaj Sampdorias.

Lojtari i moshave të kombëtares shqiptare u gjend i vetëm në zonën e vogël dhe e kishte të lehtë për të shënuar golin e pestë këtë sezon.

Me këtë fitore, Lazio mban në presion Interin kryesues, pasi ka 4 pikë më pak se zikaltërit, ndërsa gjendet në zonën play-off në luftën për titullin kampion. 

Klan News