E ëma e Osama Bin Laden ka folur për herë të parë publikisht 7 vjet pas vdekjes së djalit të saj, kreut të Al-Kaedës.

Alia Ghanem, në një intervistë për britaniken “The Guardian”, thotë se Osama ka qenë

“fëmijë i mirë dhe i turpshëm”

. Por, sipas saj, atij i është bërë “lavazh truri” në Universitet. Intervista është dhënë në shtëpinë e familjes së saj, në Jeddah të Arabisë Saudite.

Familja tregon se e kishin parë për herë të fundit Bin Laden në vitin 1999, dy vjet përpara sulmeve të 11 Shtatorit 2011 në SHBA. Osama Bin Laden u konsiderua si terroristi më i kërkuar në botë, deri kur u vra në vitin 2011.

E pyetur se si ndihej kur mësoi se djali i saj ishte bërë xhihadist, e ëma e Bin Laden u shpreh:

“Ishim jashtëzakonisht të mërzitur. Nuk kisha dashur që të ndodhte asgjë e tillë. Përse hodhi poshtë çdo gjë në këtë mënyrë”?

Ajo tha gjithashtu se Vëllazëria Myslimane në të cilën djali i saj u përfshi gjatë studimeve në Universitet, ishte një kult. Familja Bin Laden është një nga familjet më me ndikim në Arabinë Saudite, pasi ka përfituar pasuri të shumta në ndërtim. /

tvklan.al