Ndonëse mund t’i doni kafshët, mund ta keni të vështirë t’i pranoni në krevat. Por sipas një studimi të publikuar në revistën Nature, fjetja me qenin apo me macen ofron përfitime të shumta për shëndetin e përgjithshëm mendor edhe emocional.

Emocionet, dashuria e pakushtëzuar dhe besnikëria e tyre do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të harroni çdo problem në momentin kur jeni me ata.

Qentë arrijnë të kuptojnë kur jeni nën presion, të trishtuar, apo të zemëruar dhe ju bën që të ndiheni më mirë. Kjo është jashtëzakonisht e dobishme për ata që jetojnë vetëm në shtëpi.

Prania e një kafshe shtëpiake çliron edhe hormonin e lumturisë serotoninën, dopaminën dhe ositoksinën dhe ju bën që të keni më pak stres. Vetëm duke dëgjuar frymëmarrjen e tyre do të ndjeni qetësi shpirtërore.

Klan Plus