Flori Mumajesi duket se është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore shqiptare. Edhe pse ka kaluar vetëm pak kohë nga publikimi i këngës “Thjesht të du”, e cila u shndërrua në kolonën e preferuar zanore të të dashuruarve, por jo vetëm. Ai ditën e djeshme ka sjellë një tjetër produksion muzikor.

Këtë herë nuk ka ardhur vetëm, por me këngëtaren e dashur të publikut, Arilena Ara.

Ata kanë bashkuar sërish forcat për të sjellë bashkëpunimin e radhës, që mban titullin “Doja”.

Bëhet fjalë për një baladë të fuqishme, që flet për dhimbjen dhe thyerjen e zemrës, për shkak të një historie të humbur dashurie.

Kënga nuk është shoqëruar me një videoklip, por vetëm me një foto bardhë e zi të dy këngëtarëve./tvklan.al