Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Në pikën doganore të Kakavijës vazhdon ardhja e emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit, ku çdo ditë vijnë rreth 2000 deri 2500 emigrantë. Por me përfundimit e festës së Krishtlindjeve ata janë drejtuar përsëri Kakavijës për të kaluar në tokën greke. Çdo ditë ikin rreth një mijë persona dhe 300 mjete.

E veçanta e këtij viti është se është përmirësuar numri i personelit në dogana, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e qëndrimit të qytetarëve në radhë. Megjithëse ky vit ka pasur një fluks emigrantësh të ardhur për festat e fundvitit, duke u krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar shifrat janë shumë të ulëta.

Nga ana tjetër duke parë kërkesat në rritje, zyra e legalizimit të dokumenteve në Tiranë kanë mbërritur sot në Gjirokastër, duke u ardhur në ndihmë banorëve të shumtë që presin për legalizimin e dokumenteve të tyre. Prania e gjendjes civile në godinën ku është hapur kjo zyrë, ka bërë të mundur që të saktësojë në kohë të shkurtër dokumentet, duke eliminuar radhët e gjata./tvklan.al