Kuli: Të vegjlit probleme nga infeksionet në rrugët respiratore

Infeksionet në rrugët e frymëmarrjes janë ndër më të shpeshtat gjatë kësaj periudhe të lagësht dhe tëftohte tek grupmoshat e vogla. Sipas shefes së shërbimit të Pediatrisë Gjeorgjina Kuli, në qarkullim është edhe një virus që po prek foshnjat 0-6 muajsh.

“Momentalisht janë të gjitha viruset që prekin rrugët e frymëmarrjes siç janë rinoviruset, parainflueca, kemi patur dhe raste të virusit të influences ose të gripit, gjë që në vite të tjera ose kur ka qenë shumë e ulët në pandemi ose ka filluar goxha në kohë. Do të veçoja një virus shumë të rëndësishëm që është virus respirator Sincitial, pra është një virus që prek rrugët e frymëmarrjes sidomos të fëmijëve të vegjël 0-6 muaj, pra ai prek gjithë grumpmoshat por është i rrezikshëm për këtë grupmoshë sepse mund të japi vështirësi të shumta në frymëmarrje dhe mosfurnizim të bollshëm të organizmit me oksigjen”, ka thënë Gjergjina Kuli.

Në urgjencë kryesisht paraqiten për trajtim të specializuar edhe moshat parashkollore që shfaqin klinikë disi më të rëndë.

Sigurisht që moshat e vogla, foshnjat janë ato që paraqiten më shumë në urgjencë, por nuk mund të them që këto viruse nuk janë të përhapura në moshën para shkollore dhe shkollore, por sigurisht kuadri klinik është më i ulët dhe prindërit nuk referohen tek urgjenca”, ka thënë Kuli.

Shefja e shërbimit pediatrik i rekomandon prindërve për kujdes të shtuar dhe kontrolle periodike te specialisti

Parimet kryesore janë kontrolli i temperaturës së fëmijës, duhet të jetë i rëndësishëm sipas antipiretikëve që doza të caktuara, jo jashtë udhërrëfyeseve dhe intervaleve të cilat janë të rekomanduara. Mbajtja e hidratuar e fëmijës, pra dhënia e lëngjeve, kontrolli i gjendjes së hidratimit sepse këto pastaj mund të sjellin komplikacione. Sigurimi i frymëmarrjes, pastrimi i sekrecioneve, aerozolet që mund të përdoren në kushte shtëpie, por gjithnjë duke u konsultuar me mjekun. Asnjëherë antibiotikë ose preparate specifike pa u vizituar dhe konsultuar me mjekun”, ka dhënë pediatrja Kuli.

Fatmirësisht në pavijonin e Pediatrisë Infektive në QSUT nuk ka asnjë fëmijë të prekur nga Covid-19 gjatë kësaj periudhe.

Klan News