Partia Demokristiane me kryetar Zef Bushatin në konferencën e rradhës për shtyp, kërkojnë një qeveri të kompromisit historik. Demokristianët japin një formulë për qeverinë e re e cila duhet të ndahet mes dy formacioneve politike kryesore, Aleancës për Shtetin (pozitës) dhe Bashkimit për Demokraci (opozitës). Gjithashtu Zef Bushati bën dhe ndarjen e ministrive ku sipas kësaj formule, kryeministri duhet të jetë i djathtë. Sipas Demokristianëve kjo qeveri do të nxjerrë vendin nga kriza do të vendoset stabilitet politik në vend, si dhe do të sjellë zgjedhje të lira e të parakohshme.

Pamje Partia Demokristiane kryetari Zef Bushati konferencë shtypi./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo