Tirana mirëpriti Forumin e Biznesit Shqipëri-Çeki që ka në fokus perspektivat dypalëshe të tregtisë dhe nxitjen e partneritetit mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse për investitorët e huaj.

“Vendimi juaj për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri është një dëshmi e marrëdhënieve dypalëshe në rritje mes dy vendeve dhe besimit reciprok që ndajmë. Si Ministër qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe përkushtimi për të nxitur partneritete të forta dhe për të lehtësuar investimet nga të cilat do të përfitojnë të dyja vendet tona. Për investitorët dhe biznesmenët çekë, Shqipëria ofron një mori mundësish dhe një gamë të larmishme sektorësh. Për më tepër, fuqia punëtore e re dhe e kualifikuar e Shqipërisë, së bashku me kostot konkurruese të punës, paraqet një propozim bindës për investitorët që kërkojnë të krijojnë një prani në rajon.”

Lidhjet historike, politike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Çekisë datojnë në fillim të shekullit të 20-të dhe kanë ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë edhe në aspektin kulturor dhe tregtar.

Klan News