Sonia Leslie është një blogere e suksesshme me më shumë se 48 mijë ndjekës në Instagram. Por ekziston diçka që atë e vendos në vështirësi. Janë pyetjet e njerëzve për syrin e saj.

Në syrin e djathtë ajo ka një shenjë dalluese që e bën irisin e syrit të duket më i madh se zakonisht. Sonia mesa duket ndihet në siklet nga të gjitha pyetjet rreth kësaj shenje të saj. Në Instagram ajo ka shkruar e revoltuar se syri i saj nuk ka asgjë të gabuar.

 “Nuk ka asgjë të gabuar me syrin tim. Ju lutem mos pyesni më. Pikë së pari, është pyetje e vrazhdë”

, ka shkruar ajo.

 Blogerja foli për “metro.co.uk” dhe tha se nuk ka asnjë problem me njerëzit që pyesin rreth problemit të saj pa supozuar asgjë. Të gjithë shqetësimin ajo e ka me njerëzit që i bëjnë pyetjen çfarë është e gabuar me syrin e saj?

“Pse duhet t’ia bëni dikujt këtë që duket ndryshe në internet? Nëse njerëzit e ndjejnë vërtetë të nevojshme të pyesin, mund ta bëjnë por pa përdorur fjalën “gabim” ose pa supozuar se po ndodh diçka me syrin tim”

, thotë Sonia.  

/tvklan.al