Prej tre muajsh, banorët e Muner i Sipërm të Zall Bastarit në Tiranë, janë të izoluar për shkak se ura e fshatit është dëmtuar.

Një banor ka denoncuar në rubrikën “Kallëzo” në Tv Klan, duke thënë se ura është shembur që në fillim të muajit Dhjetor 2017 dhe që prej atëherë nuk është bërë asgjë.

Në fotot që po publikojmë, duket gjendja e urës së dëmtuar, duke e bërë të pamundur kalimin në anën tjetër të lumit. Sipas banorëve, ata përdorin një tjetër vendkalim, ndërsa ura që është dëmtuar shërbente për kalimin e mjeteve. Për pasojë, makinat e banorëve nuk kalojnë dot në anën tjetër, pasi nuk ka rrugë.

“Nuk shkojmë dot në Tiranë

“, thonë banorët që kanë denoncuar këtë situatë. Ata bëjnë apel që organet kompetente të marrin masa për rikonstruktimin e urës së shembur.

/tvklan.al