Një tanker gjigant ka shkatërruar një vilë dhjetëra milionë dollarëshe në Brigjet e Bosforit.

Momenti i përplasjes së fortë është filmuar nga një me kamera amatore nga një person, i cili po lundronte aty pranë.  

Sipas raportimeve të medias turke, tankerit 225 metra të gjatë i është prishur timoni poshtë urës “Fatih Sulltan Mehmet” dhe është përplasur me vilën historike.

 

“Hurriyet” tha anija “Vitaspirit”, me flamur maltez, siç shihet edhe në këto pamje i ka shkaktuar dëme shumë të mëdha vilës Hekimbaşı Salih Efendi dhe një restoranti të famshëm në anë të saj.

Fatmirësisht asnjë njeri nuk ka qenë në vilë në momentin e goditjes. Ndërkohë, media turke thotë se një tragjedi njerëzore është shmangur vetëm për pak metra, pasi restoranti ngjitur me vilën ishte plot me njerëz.

Aksidenti i rrallë në ngushticë shkaktoi mbylljen e qarkullimit të anijeve në Bosfor për shumë orë. Më pas, anija gjigante e cila mësohet se ishte nisur nga Egjipti,  u tërhoq nga romorkiatorët dhe u dërgua për riparim.

/tvklan.al