Fotografia e Vuçiç për Kosovën, reagon Basha: Veprime të tilla nuk i shërbejnë bashkëpunimit



Fotografia e Vuçiç për Kosovën, reagon Basha: Veprime të tilla nuk i shërbejnë bashkëpunimit

18:10 19/03/2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar veprimin e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, që kishte publikuar në Tëitter fotografinë e hartës së Kosovës me flamurin serb.

Në reagimin e tij, kryedemokrati thotë se këto veprime nuk i shërbejnë bashkëpunimit rajonal dhe nxisin konflikte.

Serbia duhet të pranojë sa më shpejt realitetin me Kosovën e pavarur, shprehet Basha, në të mirë të vetë shtetit serb por edhe të gjithë rajonit të Ballkanit.

“Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe perçarje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj. Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë”, deklaron Lulzim Basha. /tvklan.al







Të ngjashme