Kjo foto e zjarrfikësve grekë të shtrirë në rrugë po bën xhiron e internetit.

Për ditë me radhë, ata përballen me zjarre. Të sfilitur, këta zjarrfikës po përpiqen të çlodhen sado pak, për t’ia rinisur nga puna. Siç mund të shihet edhe në foto, në sfond dallohet tymi i lëshuar nga flakët.

Pamjet vijnë nga zona e Keratea, që ndodhet në juglindje të Athinës. Zjarri në këtë zonë shpërtheu orët e pasdites të së dielës.

Greqia po përballet me valën e parë të ashpër të të nxehtit për 2024-n dhe zjarrfikësit po luftojnë me disa zjarre çdo ditë./tvklan.al