Përmbytjet në Greqi si pasojë e motit të keq kanë shkaktuar shtatë të vdekur në Mandra, ndërsa shumë akse rrugore janë përmbytur.
Situata paraqitet e rëndë edhe në autostradën Korinth-Athinë, ku një autobus është bllokuar.
Brenda mjetit udhëtonin 12 persona, të cilët kanë dalë nga dritaret e autobusit duke thyer xhamin.
Niveli i lartë i ujit që kishte mbuluar pothuajse të gjithë autobusin, e bënte të pamundur daljen e pasagjerëve. /
tvklan.al