Rihapen edhe një herë hetimet për vrasësin serial, Maurizio Minghella, i cili urrente femrat. Në mesin e viktimave, që kanë rënë pre e këtij varësi, janë edhe katër vajza shqiptare: Nadia Shehu 24 – vjeçe, Heriona Sulejmani, 16 – vjeçe dhe Elisa Jaku 22 – vjeçe dhe Floreta Islami.

Krimet e vrasësit serial kanë ndodhur mes viteve 1996 dhe 1998 në Torino, Itali. Gjatë hetimeve janë gjetur prova të një serie krimesh të kryera nga Maurizio Minghella. Ky i fundit përdorte litarë, rripa, çorape të holla, shalle për të mbytur viktimat. Hetimet dhe analizat shkencore kanë identifikuar ADN e gjetur në këto prova materiale që i përket pikërisht Maurizio Minghella.

Në vitin 1978 Minghella u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 grave në Genoa. Pas 18 vitesh ai u lirua nga burgu dhe u zhvendos në Torino, ku bëri edhe vrasjet e tjera.

Gratë e tjera të vrarë janë Ebe Romano 35 vjeç, Fatima ‘H Dido, Tina Motoc, Cosima Guido. Hetuesi Marco Martino vendosi të rihapë çështjen me dyshimin se ka ende gra të tjera të vrara nga Maurizio Minghella, krime që mund të mos jenë zbuluar. Dyshimet nisën pasi u zbulua vrasja e një prostitute shqiptare në vitin 1998. Bëhet fjalë pikërisht për Floreta Islami, vrasja e të cilës u zbulua para pak kohësh. Ajo ishte mbytur me shall dhe aty ishin zbuluar gjurmë të vrasësit serial.Maurizio Minghella aktualisht i është i dënuar me 131 vite burg. /

tvklan.al