Si duket dielli nga Toka? Nuk ka nevojë të pyesim, mjafton të shohim qiellin dhe përgjigjia është përballë nesh.

Por si duket dielli në planetet e tjera? Kjo nuk është diçka e lehtë për t’u imagjinuar.

Megjithatë, falë teknologjisë, ilustruesi nga Virginia, Ron Miller, i cili prej dy dekadave merret me vizatime të objekteve në hapësirë, sjell versionin e tij. Miller ka realizuar këto ilustrime, sesi mund të duket dielli në 8 planetet e tjera, përfshirë Plutonit xhuxh.

Për t’i bërë këto pamje sa më realiste, artisti përllogariti sa i madh duhet të ishte dielli në çdo imazh. Këtë, siç rrëfen vetë Miller për “The Huffington Post”, e bëri duke përdorur distancën që ka çdo planet me diellin./tvklan.al