Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Francë bllokohet kufiri verior. Qindra kamion bllokojnë prej dy ditësh kufirin me Belgjikën. Shoferet Francezë kërkojnë nga qeveria e Francës të rishikohen kushtet dhe orët e punës. Shoferat në Francë punojnë rreth 48-50 orë  në javë. Shoferët francezë kërkojnë të punojnë vetëm 30 orë në javë. Komisioni Europian i ka vendosur vetëm dy ditë afat Parisit për të zhbllokuar situatën.

Çeçeni lufta e saj po bëhet labirint i ndërlikuar për rusët. Sipas gjeneraleve rus shkaku i humbjes ka qënë lodhja. Çeçenët po përfitojnë nga i ftohti por edhe dy ditët e armëpushimit që Kremlini ju la për festa.

I përzier në skandalin e fondeve të zeza kristian demokrati dhe kryetari i CDU-së gjermani Shojbu. Ai dje në intervistën e tij ka deklaruar se 100 mijë marka kanë qenë dhuratë për CDU nga financieri Shrejder. Kancelari Helmut Kol është paraqitur sërisht në gjykatë për akuzën e 2 mijë markave të cilat gjatë viteve ’93-’96 janë futur në arkën e CDU-së./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori