Pak pas mesditës së sotme ka nisur marrja në pyetje të njërit prej dëshmitarëve kyç të dosjes “Babale”, Fredi Alizoti. Ky i fundit është i vetmi person në pranga në lidhje me dosjen që ka sjellë jo pak pështjellime dhe akuza të ndërsjellta në politikë.

Ndërkohë Avokati i Alizotit ka apeluar këtë të enjte masën arrest me burg, dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për klientin e tij.

Për Prokurorinë, Alizoti është personi, zëri i të cilit është në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, e cila pretendonte se ishte i Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Sipas organit të akuzës Alizoti është shtirur si vëllai i Fatmir Xhafajt dhe kjo është e vërtetuar nga përgjimet telefonike mes tij dhe Alfred Veliut, i njohur ndryshe si “Babalja”.

Në përgjime Alizoti pranon se ka bërë rolin e vëllait të Ministrit pasi sëbashku me Babalen i ishin premtuar 200 mijë euro. Aktrimi është pranuar nga Alizoti, gjë që konfirmohet edhe mbrojtësi i tij.

/tvklan.al