Frika e pandemisë ka përfshirë edhe qytetin që nuk “fle” kurrë. New York-u do të mbyllë këtë të hënë shkollat, restorantet, baret dhe të gjitha ambientet e tjera për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të koronavirusit.

Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se vendosi që të vepronte sepse “qyteti po përjetonte një kërcënim të paprecedentë dhe duhet t’i përgjigjemi me mentalitet lufte”.

Qyteti amerikan ka rreth 27 mijë restorante. De Blasio bëri të ditur se do të mbyllen edhe klubet e natës, teatrot dhe sallat e koncerteve.

New York-u ka një popullsi prej rreth 8 milionë njerëzish ndërsa vizitohet nga miliona turistë. Deri më tani aty janë regjistruar 5 të vdekur prej koronavirusit. Secili prej viktimave, të moshave 53 deri 82 vjeç, kishin sëmundje të tjera thanë zyrtarët.

Javën e kaluar, një zyrtar i lartë amerikan për shëndetësisë pranoi se sistemi i vendit për testimin e koronavirusit tek qytetarët e gjumit po dështonte./tvklan.al