Ftesa e Ramës për tërmetin, aleatët e Bashës të ndarë

Ftesa e Ramës për tërmetin, aleatët e Bashës të ndarë

15:46 12/12/2019

Duka: I gatshëm të bashkëpunoj. Shehi: Nuk bëhemi kornizë

Ftesa e Kryeministrit Rama drejtuar Lulzim Bashës, për të bashkëpunuar në procesin e  rindërtimit të objekteve të prekura nga tërmeti shihet në forma të ndryshme në kampin opozitar.

Teksa vetë Basha e ka refuzuar uljen më Ramën në një tryezë, aleati i tij, Agron Duka ka një kusht, plotësimi i të cilit do ta bënte që ta pranonte ftesën.

 “Nëse Rama kërkon siqerisht të bashkëpunojë, jam i gatshëm të jap kontribuin tim por jo për sot. Unë e njoh mirë zonën dhe banorët e Shijakut, i di problemet. Pranon Rama që të monitoroj unë fondet dhe ndërtimet që do bëhen, po pranon, eja ta shikojmë.”

Megjithatë Duka, si pjesa tjetër e opozitës thotë se ftesa e kryeministrit Rama është e pasinqertë, ç’ka i bën ta refuzojnë bashkëpunimin.

 “Nuk bën ftesë të sinqertë bashkëpunimi, Rama”.

Kryetar i LZHK, Dashamir Shehi u shpreh: Për cfare të ishim për kornizë, për pikturë? Rama bën politike më tërmetin. Përgjegjësia është e tij.

Aleatët e Bashës thonë se krahas dy paketave me propozime, opozita spostoi të gjithë axhendën e  saj politike për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti, përfshi edhe punën për reformën zgjedhore, drafti i të cilës pritet të jetë gati brenda muajit dhjetor.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi